Aplikimi për Programin

Dokumentet e nevojshme që kandidati i interesuar duhet të dorëzojë dhe mënyra e aplikimit përcaktohen si më poshtë:

Të dhënat e kandidatëve do të grumbullohen duke respektuar Ligjin Nr. 9887, datë 10.03.2008, “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” i ndryshuar.

 

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Letër motivimi i/e aplikantit;
  • CV i/e aplikantit sipas modelit Europass;  * Format CV
  • Fotokopje e dokumentit të identifikimit të vlefshëm;
  • Mandat pagese për tarifën e aplikimit në vlerën prej 1000 lekë të reja, në llogarinë bankare të Shkollës së Drejtorëve (të dhënat bankare i gjeni te seksioni Tarifat e Programit/ https://www.csl.edu.al/course/tarifat-programit-iap/);
  • Vërtetim për masa disiplinore lëshuar nga punëdhënësi ose ZVAP përkatëse;
  • Formular vetë deklarimi që aplikanti nuk ka qënë i dënuar penalisht; *Formular vetëdeklarimi
  • Projekt për zhvillimin e institucionit të sistemit parauniversitar mbështetur në Strategjinë Kombëtare të Zhvillimit të Sistemit Parauniversitar në Shqipëri.
  • Certifikata të trajnimeve të zhvilluara; *Format Projekt Propozimi
  • *Kopje të Diplomave universitare, të Listave përkatëse të notave dhe të Licencës për ushtrimin e profesionit;
  • *Kopje të Kategorisë së Kualifikimit dhe të Dëshmisë së Gjuhës së huaj;
  • Letër rekomandimi nga drejtuesi i institucionit. Në rastin kur aplikanti nuk është aktualisht në marrëdhënie pune, letrën e rekomandimit duhet ta marri nga institucioni arsimor i punësimit të tij më të fundit.

 

* Nuk është i nevojshëm noterizimi i dokumenteve, mjafton kopje e tyre.

** Shkarkoni formatet e dhëna për CV , formular vetëdeklarimi,  projekt propozimin, dhe plotësojini duke ndjekur udhëzimet e dhëna në format. Pasi t’i keni plotësuar, fshini udhëzimet.

 

Procedura e aplikimit:

Shkolla e Drejtoreve do të pranojë vetëm aplikimet online përmes faqes  zyrtare të Shkollës së Drejtorëve, seksioni përkatës i aplikimit  https://www.csl.edu.al/

Përpara se të nisni aplikimin online, sigurohuni që të gjithë dokumentet t’i keni të skanuara në format elektronik. Dokumentacioni elektronik që shoqëron aplikimin tuaj online, do të ngarkohet në sistem përmes llogarisë tuaj të aplikimit që do të krijoni.

Kujdes: Ndiqni videon me instruksionet përkatëse mbi mënyrën e kryerjes së aplikimit   Kliko Këtu!

Nëse keni pyetje për procesin e aplikimit online mund të na shkruani në: info@csl.edu.al

 

Afati i dorëzimit të aplikimeve dhe procedura e vlerësimit

Aplikimet do të pranohen gjatë periudhës 31 Maj – 30 Qershor 2021.

 

Procedura e vlerësimit të aplikimeve:

Aplikimet do të shqyrtohen nga Komisioni i vlerësimit të kandidatëve brenda afatit 30 ditor nga mbyllja e aplikimeve, datë 30 qershor, sipas kategorive dhe pikëzimit të përcaktuar në Rregulloren “Për Zhvillimin Profesional dhe Kualifikimin e Drejtorëve Nëndrejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar në Shqipëri”

Shkolla e Drejtorëve organizon procesin e vlerësimit, pranimit dhe regjistrimit të drejtuesve në detyrë në programin e trajnimit për drejtuesit e institucioneve të arsimit parauniversitar, sipas rregullores “Për zhvillimin profesional dhe kualifikimin e drejtorëve/nëndrejtorëve të institucioneve të arsimit parauniversitar në Shqipëri”, të miratuar nga Bordi Drejtues i Shkollës së Drejtorëve. (https://www.csl.edu.al/aktet-nenligjore/)

Bordi Drejtues i Shkollës së Drejtorëve shpall çdo vit kuotat e pranimit në programin e trajnmit. Kandidatët të cilët kalojnë filtrin përzgjedhës dhe pranohen në programin e trajnimit do të njoftohen nga Shkolla e Drejtorëve se në cilën kohortë do të regjistrohen dhe ndjekin programin e trajnimit.

Përfshirja e drejtuesit në detyrë dhe mësuesit që aspiron për t’u bërë drejtues në programin e trajnimit do të kryhet sipas kuotave dhe shtrirjes kohore dhe territoriale të përcaktuara me vendim të Bordit Drejtues të Shkollës së Drejtorëve.

Trajnimi zhvillohet me kohë të pjesëshme, pa shkëputje nga puna. Në përfundim të programit të trajnimit, pjesëmarrësit në program i nënshtrohen testimit për t’u pajisur me certifikatën përkatëse për drejtues të institucionit të arsimit parauniversitar ose parashkollor. Nëse drejtori në detyrë e humbet pozicionin e punes si drejtues shkolle nga momenti i aplikimit deri në regjistrimin e tij në trajnimin e detyrueshëm përgatitor, ai ka të drejtën të vijojë ndjekjen e programit në cilësinë e mësuesit si aspirant për drejtues të institucionit të arsimit parauniversitar.