Kriteret e përzgjedhjes së kandidatit

Kriteret që duhet të plotësojnë drejtorët/nëndrejtorët në detyrë dhe mësuesit që aspirojnë për t’u bërë drejtues:

  • Kanë përfunduar studimet në Republikën e Shqipërisë, në një program të ciklit të dytë ose kanë ndjekur një program studimi 4 vjeçar në fushën e mësuesisë dhe janë pajisur me diplomën përkatëse, ose janë diplomuar jashtë vendit në një program të ciklit të dytë në fushën e mësuesisë dhe kanë kryer njehsimin e diplomës pranë Qendrës së Shërbimeve Arsimore.
  • Kanë përvojë pune si mësues dhe kanë së paku kategorinë “Mësues i Kualifikuar”.
  • Nuk kanë masa disiplinore në fuqi në momentin e aplikimit .