News

Ceremonia e Certifikimit për Brezin e III-të

Më 18 Maj 2022 u zhvillua Ceremonia e Certifikimit për  102  pjesëmarrësit e Brezit të tretë që arritën të përfundonin Programin e Trajnimit të Detyrueshëm  ( CTP) për drejtues të arsimit parauniversitar pasi kaluan me sukses procesin e testimit. Përgjatë 3 brezave të deritanishëm  të  Programit të  Trajnimit të Detyrueshëm  ( CTP) janë certifikuar 334 pjesëmarrës për drejtimin e  institucioneve të arsimit parauniversitar Të pranishëm në Cermoninë e Certifikimit për Brezin e III-të ishin z. Michael D. Granoff, Kryetar i Bordit Drejtues të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim;  zj. Evis Kushi, Ministre e Arsimit e Sportit; anëtare të Bordit Drejtues të Fondacionit Shqiptaro -Amerikan për Zhvillim: zj. Elisabeta Gjoni dhe zj. Aida Repishti; Bashkëdrejtorët Ekzekutivë të  Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim: z. Aleksandër Sarapuli dhe z. Martin Mata si edhe përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. Falë Marrëveshjes së Bashkëpunimi të…

Lexo më shumë →

Certifikohen 96 pjesëmarrësit e brezit të parë të Rrjetit Kombëtar të Vlerësuesve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar

Në kuadër të projektit “Krijimi i Rrjetit Kombëtar të Vlerësuesve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar” i cili po zbatohet nga Agjencia për Sigurimin e Cilësisë së Arsimit Parauniversitar (ASCAP) me mbështetjen e Qendrës “Shkolla e Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar” (CSL) përmes financimit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim ( AADF) , u zhvillua sot më datë 06.05.20202, në ambientet e shkollës "Servete Maci" -Tiranë: Ceremonia e Certifikimit të 96 pjesëmarrësve që përfunduan me sukses programin e trajnimit dhe testimin final. Rrjeti Kombëtar i Vlerësuesve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar synon realizimin e një programi të qëndrueshëm trajnimi që do të bënte të mundur krijimin e një rrjeti kombëtar prej 400 vlerësuesish të jashtëm të institucioneve të arsimit parauniversitar në përbërje të të cilit do të jenë specialist të vlerësimit të DRAP( Drejtoritë Rajonale të Arsimit Parauniversitar) dhe ZVAP (…

Lexo më shumë →

JOB ANNOUNCEMENT

POSITION:        Project Manager for CPD & Inspection   "The Center for School Leadership” has been established as result of cooperation between Albanian-American Development Foundation (AADF) and Ministry of Education, Sport and Youth (MoESY) aiming to support the professional development of in-service and aspiring principals/ vice principals of public or private pre-university educational institutions, by administering the compulsory training, certification process and provide on-the-job continuous professional development training. The end goal of this center is to provide schools with well-equipped leaders, positively affect school environment and directly increase the quality of education.   Main tasks of PM for CPD & Inspection are to: Develop, lead and monitor the process of continuous professional development training for in-service principals/ vice-principals and teachers. Collaborate with the Agency of the Quality Assurance of Pre-Higher Education System (AQAPE) for the quality and the accreditation of each…

Lexo më shumë →

“Thirrje për Aplikime” për Ekspertë Ndërkombëtarë

Qendra “Shkolla e Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar” (CSL) ka shpallur “Thirrjen për Aplikime” për Ekspertë Ndërkombëtarë, të cilët do të udhëzojnë ekipin e CSL në hartimin e Programit të Trajnimit të Detyrueshëm (CTP) për drejtorët e institucioneve parashkollore (kopshtet). Në bazë të ligjit nr. 48/2018, CSL është institucioni i cili ka mandatin (nga legjislacioni shqiptar) të ofrojë Programin e Trajnimit të Detyrueshëm dhe Certifikimit për drejtues dhe aspirantë për drejtues të institucioneve të arsimit parauniversitar. Ekspertët e kontraktuar do të angazhohen në detyra të ndryshme siç shpjegohen më poshtë: - Angazhimi si ekspert në grupin e punës që do të krijohet për hartimin e Manualit të Trajnimit. Roli i ekspertit në këtë rast do të jetë të udhëheqë, mbikëqyrë dhe këshillojë grupin e punës gjatë hartimit të Manualit të Trajnimit. - Rishikimi i temave të trajnimit që do…

Lexo më shumë →

Trajnime gjatë muajit prill 2022

Qendra “Shkolla e Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar” (CSL) do të ofrojë gjatë muajit Prill 2022 trajnimin me temë “Metodat joformale të edukimit dhe lidhja e tyre me edukimin formal”. Ky trajnim do të ofrohet pa pagesë dhe është i hapur për të gjithë mësuesit dhe drejtuesit, të cilët kanë interes për të marrë pjesë. Nëpërmjet këtij trajnimi synohet që mësuesit/drejtuesit të fitojnë njohuri, aftësi dhe qëndrime për të nxitur zhvillimin e mësimit në mënyrë ndërvepruese dhe për të siguruar një menaxhim më cilësor të klasës dhe shkollës. Synimi kryesor i përdorimit të këtyre metodave është zhvillimi i kompetencave, në mënyrë që nxënësit të zhvillojnë një perspektive personale, sociale dhe profesionale.   Trajnimi përmban tre module të ndryshme, ku secili prej tyre ofron një qasje të re dhe inovative gjatë procesit të mësimdhënies dhe të nxënit.   Pjesëmarrësit e…

Lexo më shumë →

Dita Botërore e Poezisë

Data 21 mars festohet si një nga format më të çmuara të shprehjes dhe identitetit kulturor apo gjuhësor. E praktikuar përgjatë historisë -në çdo kulturë dhe çdo kontinent- poezia i flet humanizmit të përbashkët dhe vlerave të shpërndara, duke e shndërruar poezinë në një katalizator të fuqishëm për dialog dhe paqe. Poezia është një formë e literaturës që shpesh feston abstraksionin dhe bukurinë e fjalëve. Qëllimi i ditës botërore të poezisë është për të risjellë rolin e poezisë në mbijetesën e gjuhëve të lashta, në zhvillimin dhe iluminimin e botës. Komuniteti global është i bindur se zhvillimi i botës moderne i detyrohet poetëve të së shkuarës. Ata e përdornin gjuhën në mënyra të ndryshme që çoi në pasurimin dhe zbukurimin e njohurive dhe të kuptuarit njerëzor. Forma më e vjetër e gjuhës njerëzore e lexueshme dhe e kuptueshme është poezia,…

Lexo më shumë →

Trajnime me kredite gjatë muajve Mars-Prill 2022

Programi për Zhvillim Profesional të Vazhdueshëm (CPD).   Qendra “Shkolla e Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar” (CSL) do të zhvillojë gjatë muajve Mars-Prill 2022 trajnime online me kredite për mësues e drejtues të institucioneve të arsimit parauniversitar. Modulet që do të zhvillohen janë:   🔹 "Rritja e performancës sime" Trajner : Aida Goga Përgjegjëse e Departamentit të Filozofisë në Fakultetin e Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës.   🔹"Udhëheqja e partneriteve në shkollë" Trajner : Dr. Erion Kristo, Lektor pranë Universitetit "Barleti".   🔹 "Menaxhimi i shkollës" Trajner : Shkëlqim Allkaj, Shef Sektori në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit.   🔹 "Të jesh pjesë e një ekipi të suksesshëm" Trajner : Msc. Malvina Rista, Lektor pranë Universitetit "Barleti"   🟦 Trajnimi do të zhvillohet online , nëpërmjet platformës ZOOM.   📅 Datat e trajnimit do të përcaktohen pasi të jetë…

Lexo më shumë →

Paid Internship

Center for School Leadership (CSL) provides opportunities for outstanding university students to undertake an internship at the CSL office. The objective of the Internship Programme is to provide the CSL Albania staff with the assistance of qualified students specialized in professional fields such as Education, Leadership, Social Sciences, Communications or other relevant studies. The Internship Programme provides a compact understanding of CSL priorities and technical cooperation activities. Students will work on adapting research studies, descriptive data analysis and visualizations, assisting the developments of trainings, translating reading materials, and maintaining social media profiles and other internal systems. S/he will benefit from new experience and developing new skills. At the end of the programme, students will be provided an endorsement certificate. CSL may accept interns that the following conditions are met: • Be a University student Master Programme, or equivalent. • Recently…

Lexo më shumë →

Hapet aplikimi për tu bërë pjesë e Rrjetit të Vlerësuesve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar

Qendra “Shkolla e Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar”  (CSL)  dhe Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar (ASCAP) kanë nënshkruar në datë 12 Nëntor 2021 një Marrëveshje Bashkëpunimi për “Krijimin e Rrjetit të Vlerësuesve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar (IAP)”. Rrjeti i vlerësuesve të IAP do të ketë një rol thelbësor në arsim, ku pjesë e përgjegjësisë së tyre do të jetë vlerësimi i institucioneve të arsimit parauniversitar në Republikën e Shqipërisë. Kjo marrëveshje përfshin përzgjedhjen dhe trajnimin e këtij rrjeti vlerësuesish. Pas procesit të përzgjedhjes, vlerësuesit do të përfshihen në një program trajnimi 4 mujor dhe më pas do të bëhet certifikimi i tyre si vlerësues të IAP-ve. Shkolla e Drejtorëve të IAP dhe ASCAP kanë hapur thirrjen për aplikime për ata të cilët dëshirojnë të jenë pjesë e rrjetit të vlerësuesve. Ftohen të aplikojnë drejtorët e…

Lexo më shumë →

Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare

Që nga viti 2000, data 21 shkurt njihet nga shumë vende si Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare. Kjo ditë shërben që çdo fëmijë, i ri apo i rritur të kujtohet për gjuhën e tij amtare si një pasuri gjuhësore në krahasim me të gjitha gjuhët e tjera. UNESCO beson se edukimi, bazuar në gjuhën e parë ose gjuhën amtare, duhet të fillojë që në vitet e para si p.sh. në arsimin parashkollor. Gjithashtu klasa fillore është një qendër e krijimtarisë, është vendi ku fëmijët zbulojnë diçka të re çdo ditë, ku ata ndërtojnë marrëdhënie, krijojnë mendime dhe reflektojnë për botën që i rrethon. Shkollat janë shpesh paraqitja e vërtetë e diversitetit të komuniteteve tona. Është detyra jonë si të rritur për t’u udhëhequr nga kurioziteti natyral i fëmijëve drejt asaj se çfarë është e re dhe ndryshe dhe të ju…

Lexo më shumë →

Krijimi i rrjetit të vlerësuesve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar (IAP)

Qendra “Shkolla e Drejtorëve të Institucionve të Arsimit Parauniversitar” (CSL) në bashkëpunim me Agjencinë për Sigurimin e Cilësisë së Arsimit Parauniversitar (ASCAP) po zbatojnë projektin e përbashkët “Krijimi i rrjetit të vlerësuesve të IAP”. Në Shqipëri numri i vlerësuesve të jashtëm është i kufizuar, në raport me numrin e përgjithshëm të institucioneve të arsimit parauniversitar (38 vlerësues të mirëfilltë në ASCAP dhe DPAP/DRAP për 3,829 IAP), duke mundësuar vlerësimin e një numri shumë të vogël të IAP-ve, në krahasim me referencat evropiane (vlerësimi i plotë kryhet mesatarisht 1 herë në 3-4 vite). Për këtë arsye, lindi e domosdoshme krijimi i rrjetit të vlerësuesve të jashtëm të institucioneve arsimore parauniversitare në nivel kombëtar, të licencuar, të cilët do t’u vijnë në ndihmë institucioneve vlerësuese, duke i përfshirë në grupet e punës për vlerësimin e IAP-ve. Duke synuar rritjen e cilësisë së vlerësimit, …

Lexo më shumë →

JOB ANNOUNCEMENT

POSITION (full- time): Head of Finance and Administration "The Center for School Leadership” has been established as result of cooperation between Albanian-American Development Foundation (AADF) and Ministry of Education and Sport  (MoES) aiming to support the professional development of in-service and aspiring principals/ vice principals of public or private pre-university educational institutions, by administering the compulsory training, certification process and provide on-the-job continuous professional development training. The end goal of this center is to provide schools with well-equipped leaders, positively affect school environment and directly increase the quality of education.   Main tasks of CSL are to: Develop, lead and monitor the process of initial training for in-service principals/ vice-principals and aspiring principals Conduct testing process and equip all qualified candidates with a valid certification in order to be eligible for a school leadership position. Collaborate and coordinate with other…

Lexo më shumë →

Ceremonia e Diplomimit të Brezit të 2-të në Shkollën e Drejtorëve

Shkolla e Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar (CSL) është bashkë-themeluar nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) dhe Ministria e Arsimit dhe Sportit në Tetor 2018 me qëllimin për të zhvilluar kapacitetet drejtuese të drejtorëve në detyrë dhe aspirantëve për t’u bërë drejtues shkolle. Për këtë qëllim është krijuar një program trajnimi, i mbështetur në modele të suksesshme për rritjen e aftësive menaxhuese të drejtuesve të shkollave duke u përshtatur me nevojat dhe standardet më të fundit të zhvillimit  profesional dhe kualifikimin e drejtuesve të shkollave në Shqipëri. Më 21 Janar 2022, Shkolla e Drejtorëve të IAP, organizoi Ceremoninë e Diplomimit të Brezit të 2-të të pjesëmarrësve që përfunduan me sukses Programin e Trajnimit të Detyrueshëm Përgatitor (CTP) (Tetor 2020- Korrik 2021) për certifikimin si drejtues të IAP. Nga 209 pjesëmarrës që nisën CTP më 16 Tetor 2020, u certifikuan 184 pjesëmarrës…

Lexo më shumë →

Karta e Performancës 2021 për Vlerësimin e Shkollave në ZVA Tiranë.

  Karta e Performancës është një mekanizëm i përvitshëm, që mat cilësinë e mësimdhënies në arsimin parauniversitar, duke u mbështetur kryesisht në arritjet e shkollës në provime kombëtare e olimpiada. Përpos kësaj, prej vitesh përdoret si një mjet orientimi për prindërit lidhur me  zgjedhjen e shkollave për  fëmijët e tyre. Drejtuesit e shkollave e përdorin Kartën e Performancës si pikënisje për një analizë të thellë që do tu shërbejë në mbështetje të hartimit të planit vjetor të shkollës dhe në vlerësimin objektiv të punës së tyre. Shkollat, të cilat paraqiten me arritje më të mira për tregues të veçantë, mund të shërbejnë si modele praktikash të suksesshme. Qendra “Shkolla e Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar” (CSL) nëpërmjet zbatimit të programeve trajnuese synon rritjen e cilësisë së arsimit parauniversitar veçanërisht nëpërmjet përmirësimit të procesit të drejtimit të shkollës dhe zhvillimit…

Lexo më shumë →

Nënshkruhet Marrëveshja e Bashkëpunimit ndërmjet Shkollës së Drejtorëve (CSL) dhe Qendrës “International Business Education” (BEINT) në Prishtinë-Kosovë.

Në datë 12 Nëntor 2021, në ambientet e Shkollës së Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar (CSL) në Tiranë-Shqipëri u nënshkrua Marrëveshja e Bashkëpunimit ndërmjet këtij institucioni dhe Qendrës “International Business Education” (BEINT) në Prishtinë-Kosovë. Për Qendrën “Shkolla e Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar ” (CSL) në Tiranë-Shqipëri, marrëveshja u nënshkrua nga Drejtori Ekzekutiv z. Geron Kamberi ndërsa në emër të Qendrës “International Business Education” (BEINT) në Prishtinë-Kosovë, nënshkroi Drejtori Ekzekutiv z. Bujar Krasniqi. Palët nënshkruese ranë dakort të bashkëpunojnë për rritjen e cilësisë së formimit profesional të drejtuesve të institucione të arsimit parauniversitar, aspirantëve dhe mësuesve në vendet respektive, veçanërisht nëpërmjet shkëmbimit të eksperiencave. Qendra “Shkolla e Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar” (CSL) angazhohet përmes kësaj marrëveshje të ofrojë përvojën, modelet e praktikat e eskpertët e saj për të ndërtuar në Kosovë një model të ngjashëm si…

Lexo më shumë →

Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Fëmijëve

  “Të Drejtat e Fëmijëve nuk janë të drejta të veçanta, por janë më tepër të drejta themelore të qenësishme për dinjitetin njerëzor të të gjithë njerëzve” – UNICEF Historia e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve 20 nëntori njihet si Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Fëmijëve. Kjo datë lidhet me vitin 1959 kur Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi Deklaratën e të Drejtave të Fëmijëve. Në të njëjtën datë në vitin 1989 kjo Asamble miratoi Konventën e të Drejtave të Fëmijëve. Konventa e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijëve është traktati më i pranuar botërisht për të drejtat e njeriut në histori. Kjo ditë festohet çdo vit në 20 nëntor për të promovuar bashkimin ndërkombëtar, ndërgjegjësimin e fëmijëve në mbarë botën dhe përmirësimin e mirëqenies së fëmijëve. Konventa e të Drejtave të Fëmijëve…

Lexo më shumë →

Trajnim pa pagesë për mësues të institucioneve të arsimit parauniversitar

Qendra “Shkolla e Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar” (CSL) do të zhvillojë gjatë muajve nëntor – dhjetor 2021 trajnimin me temë “Të kuptojmë më thellë konceptet e kurrikulës së re”. Kurrikula e re, e cila është e orientuar drejt zhvillimeve thelbësore në fushën e arsimit, ka sjellë disa koncepte të reja si: kalimi nga pedagogjia tradicionale te kurrikula që zhvillon kompetencat; zhvillimi nga bihejviorizmi drejt konstruktivizmit social dhe konjitivizmit; zhvendosja nga kurrikula që thekson çfarë u duhet mësuar nxënësve te kurrikula që shpreh qartë çka pritet nga nxënia; kërkimi i kuptimit të të nxënit më shumë se trajtimi i përmbajtjeve të pakontekstualizuara. Moduli ofron sqarime më të thelluara të këtyre koncepteve, në mënyrë që të kuptohet më qartë ndryshimi që sjell kurrikula e re. Lektor i këtij trajnimi është Prof.As.Dr. Pëllumb Karameta. Trajnimi do të zhvillohet në sallë duke…

Lexo më shumë →

Nënshkruhet MEMORANDUMI I MIRËKUPTIMIT midis Qendrës “Shkolla e Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar” dhe Universitetit “Fan S. Noli”, Korçë.

Drejtori Ekzekutiv i Qendrës “Shkolla e Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar”, z. Geron Kamberi dhe Rektori i Universiteti “Fan S. Noli”, prof. dr. Dhimitri Bello, nënshkruan në datën 8 tetor 2021, Memorandumin e Mirëkuptimit midis dy institucioneve . Gjatë takimit të zhvilluar midis drejtuesve të dy institucioneve, u theksua rëndësia e bashkëpunimit midis tyre për angazhimin në projekte të përbashkëta si edhe në organizimin e aktiviteteve të ndryshme shkencore, konferenca dhe trajnime në fushën e lidershipit dhe menaxhimit në arsim. Në kuadër të Marrëveshjes me Universitetin “Fan S. Noli” por edhe në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Sociologjisë do të zhvillohet në muajin nëntor 2021: Konferenca Ndërdisiplinore Ndërkombëtare “Lidershipi e menaxhimi në arsim dhe institucionet e arsimit parauniversitar”. Gjatë takimit, të pranishmit diskutuan detajet për organizimin me sukses të kësaj Konference Ndërkombëtare në ambjentet e Universitetit “Fan S. Noli”…

Lexo më shumë →

Sesion Informues lidhur me Konferencën Ndërkombëtare të Sociologjisë /Seksioni “Lidershipi e menaxhimi në arsim dhe institucionet e arsimit parauniversitar ”

Sesion Informues për pjesëmarrësit e Programit të  Trajnimit të Detyrueshëm( CTP)  për drejtues të institucioneve të arsimit parauniversuar lidhur me  Konferencën Ndërkombëtare të Sociologjisë /Seksioni “Lidershipi e menaxhimi në arsim dhe institucionet e arsimit parauniversitar” që do të mbahet në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Sociologjisë – AIS me  05-06 Nëntor 2021, në Universitetin Fan Noli - Korçë. Në kuadër të zhvillimit të kësaj konference, Qendra “Shkolla e Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar”( CSL)  do të financojë punimet më të mira shkencore që do të paraqiten për tu prezantuar në seksionin e kësaj Konference me temë “Lidershipi e menaxhimi në arsim dhe institucionet e arsimit parauniversitar ” Ftohen të gjithë studiuesit dhë individët e interesuar që janë të përfshirë në realizimin e Programit të  Trajnimit të Detyrueshëm( CTP) apo Programin e Zhvillimit te Vazhdueshem (CPD),  të aplikojnë për të marrë pjesë…

Lexo më shumë →

Trajnime me kredite në kuadër të Programit për Zhvillim Profesional të Vazhdueshëm të Shkollës së Drejtorëve të IAP.

Qendra “Shkolla e Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar" (CSL) do të organizojë gjatë muajit shtator disa trajnime me kredite në kuadër të Programit për Zhvillim Profesional të Vazhdueshëm (CPD). Mos humbisni këtë rast nëse planifikoni të investoni në rritjen tuaj profesionale me trajnime cilësore ofruar nga ekspertë të fushës së arsimit parauniversitar. Seicili trajnim zgjat 18 orë të barazvlefshme me 1 kredit dhe do të zhvillohen online nëpërmjet platformës ZOOM. Datat e trajnimit do të përcaktohen pasi të jetë formuar grupi. Mund të aplikojnë për pjesëmarrje: Drejtorë të certifikuar ose në proces certifikimi nga Shkolla e Drejtorëve; Mësues kandidatë për drejtorë të pranuar nga Shkolla e Drejtorëve. Më poshtë listohen modulet e trajnimit të propozuara ku mund të aplikoni në sa trajnime keni interes.   “VLERËSIMI I NXËNËSIT BAZUAR NË NIVELET E ARRITJES” Vlerësimi i nxënësve është një proces kyç…

Lexo më shumë →

U finalizua procesi i testim certifikimit pranë Shkollës së Drejtorëve për Brezin e II-të (16 Tetor 2020-15 Korrik 2021) të pjesëmarrësve në Programin e Trajnimit të Detyrueshëm përgatitor për drejtues të institucioneve të arsimit parauniversitar.

Brezi i II-të i pjesëmarrësve që filloi më 16 Tetor 2020 Programin e Trajnimit të Detyrueshëm Përgatitor për drejtues të institucioneve të arsimit parauniversitar, ka hyrë në fazën përfundimtare të procesit të testim certifikimit Programi i Trajnimit të Detyrueshëm Përgatitor për drejtues të institucioneve të arsimit parauniversitar zgjati rreth 9 muaj dhe u realizua përmes një bashkëpunimi të frytshëm mes Shkollës së Drejtorëve dhe stafit të lektorëve e pedagogëve të Fakultetit të Shkencave Sociale Tiranë; Fakultetit të Shkencave Sociale, Turizimit e Sportit të Universitetit “Barleti” Tiranë; Fakultetit të Edukimit të Universitetit “Aleksandër Moisu” Durrës dhe Fakultetit të Shkencave të Edukimit të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” Elbasan. Nga data 14 Qershor deri më 7 Korrik 2021 pjesëmarrësit të cilët kanë ndjekur me sukses Programin e Trajnimit prezantuan Projekt Propozimet e tyre që kishin hartuar nën drejtimin e e trajnerëve individual (coach) në…

Lexo më shumë →

Një mendje kurioze

Si mësuesit dhe prindërit mund të inkurajojnë dhe orientojnë kuriozitetin e lindur të fëmijëve - në klasë dhe në shtëpi Sipas shkencëtares dhe studiueses Elizabeth Bonawitz, kurioziteti është i lindur tek të gjithë njerëzit - një ndjesi e ngjashme me urinë ose etjen. "Kurioziteti vepron si një lloj filtri që ju e vendosni në gjithë botën për të ndihmuar mendjen të vendosë se çfarë informacioni duhet të ndjekë", thotë ajo. "Është një përgjigje fiziologjike që ndihmon në nxitjen e veprimit dhe vendimmarrjes për të mbështetur të mësuarit." Për të ndihmuar mësuesit dhe prindërit të kuptojnë më mirë se si të nxitni atë kuriozitet të lindur tek fëmijët, Bonawitz ofron tre njohuri nga hulumtimet në zhvillim që mund të zhvendosin paradigmën ekzistuese. Nuk ka asnjë provë shkencore që ju mund të "nxisni" kuriozitetin si një tipar - por ju mund të…

Lexo më shumë →

JOB ANNOUNCEMENT

POSITION (full- time): Research and Development Manager "The Center for School Leadership” has been established as result of cooperation between Albanian-American Development Foundation (AADF) and Ministry of Education, Sport and Youth (MoESY) aiming to support the professional development of in-service and aspiring principals/ vice principals of public or private pre-university educational institutions, by administering the compulsory training, certification process and provide on-the-job continuous professional development training. The end goal of this center is to provide schools with well-equipped leaders, positively affect school environment and directly increase the quality of education. Main tasks of CSL are to: Develop, lead and monitor the process of initial training for in-service principals/ vice-principals and aspiring principals; Conduct testing process and equip all qualified candidates with a valid certification in order to be eligible for a school leadership position; Collaborate and coordinate with other educational…

Lexo më shumë →

14 Qershor Dita e Dhurimit të Gjakut

‘’Dhuro gjak dhe bëhu hero i jetës së dikujt’’ Çdo vit të gjitha vendet e botës festojnë Ditën e Dhurimit të Gjakut. Ky event shërben për të rritur ndërgjegjësimin për nevojën për gjak dhe produkte të gjakut të sigurte si dhe për të falënderuar dhuruesit vullnetarë të gjakut për dhuratat e tyre që shpëtojnë jetë. Një shërbim gjaku që ju jep pacientëve akses në transfuzione dhe produkte gjaku të sigurta në sasi të mjaftueshme është një komponent kyç i një sistemi shëndetësor efektiv. Pamja globale e Ditës Botërore të Dhurimit të Gjakut ndryshon çdo vit në njohjen e individëve altruistë që dhurojnë gjakun e tyre për njerëz të panjohur për ta. Transfuzionet e gjakut ndihmojnë në shpëtimin e miliona jetëve çdo vit. Mund të ndihmojë pacientë që vuajnë në kushte kërcënuese për jetën të jetojnë më gjatë dhe me cilësi…

Lexo më shumë →

Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve të Pafajshëm si Viktima të Sulmeve

‘’Fëmijët tanë janë thesari ynë më i madh. Ata janë e ardhmja jonë. Ata që abuzojnë me ta grisin indin e shoqërisë sonë dhe dobësojnë kombin tonë’                                                                                                                                                                                                                                 Nelson…

Lexo më shumë →

Dita Botërore e Librit dhe e të Drejtës së Autorit

23 Prilli është një datë simbolike për letërsinë botërore sipas UNESCO (Organizata e Kombeve të Bashkuara Arsimore, Shkencore dhe Kulturore) . Për shkak se ishte pikërisht kjo datë në 1616 që Cervantes, Shakespeare dhe Inca Garcilaso de la Vega ndërruan jetë. Është gjithashtu data e lindjes ose vdekjes së autorëve të tjerë të shquar, të tillë si Maurice Druon, Haldor K.Laxness, Vladimir Nabokov, Josep Pla dhe Manuel Mejía Vallejo. Dita Botërore e Librit dhe e Drejtës së Autorit u krijua në 1995 nga UNESCO, për të inkurajuar të gjithë, dhe në veçanti të rinjtë, të zbulojnë kënaqësinë e leximit dhe të fitojnë një respekt për kontributet e pazëvendësueshme të atyre që kanë çuar më tej përparimin shoqëror dhe kulturor të njerëzimit. Duke pasur këtë në mendje, UNESCO krijoi Ditën Botërore të Librit dhe të Drejtës së Autorit. Kjo ditë synon të…

Lexo më shumë →

Hapet thirrja për aplikime në Programin për Zhvillim Profesional të Vazhdueshëm të Shkollës së Drejtorëve

Shkolla e Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar (CSL) hap thirrjen për Programin për Zhvillim Profesional të Vazhdueshëm për mësuesit kandidatë për drejtorë të pranuar nga Shkolla e Drejtorëve dhe për drejtues të certifikuar ose në proces certifikimi nga Shkolla e Drejtorëve. Nëpërmjet këtij programi, Shkolla e Drejtorëve ofron trajnime me kredite dhe mjaft cilësore për rritjen e mëtejshme profesionale të drejtuesve dhe kandidateve për drejtues të institucioneve arsimore. Ky program përmban 24 tema trajnimesh me nga 1 kredit secili, ku personat e interesuar mund të marrin pjesë në një ose më shumë trajnime sipas nevojave për rritje profesionale në fusha të caktuara. Këto module janë të akredituara nga MASR dhe kërkesa me 1 kredit plotëson kërkesat ligjore të arsimit në Republikën e Shqipërisë për zhvillimin e vazhdueshëm profesional. Trajnimet do të zhvillohen online në platformat e Shkollës së Drejtorëve.…

Lexo më shumë →

Moduli “Mësimdhënia dhe të nxënit në një mjedis që ndryshon vazhdimisht”

Shkolla e Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar (CSL) përmes Programit të Zhvillimit të Vazhdueshëm Profesional (CPD) filloi me datë 06 Prill 2021 ciklin e trajnimeve online në modulin me temë “Mësimdhënia dhe të nxënit në një mjedis që ndryshon vazhdimisht” që ofrohet pa pagesë për pjesëmarrësit. Ju ftojmë të njiheni me lektorët që po e ofrojnë këtë modul trajnimi. Prof. Asoc. Dr. Tomi TRESKA, Lektor pranë Departamentit të Psikologjisë, Edukimit dhe Sporteve në Universitetin Europian të Tiranës UET Z. Treska ka një përvojë të gjatë në mësimdhënie në nivel universitar, përvojë të pasur pune me organizata dhe agjenci kombëtare dhe ndërkombëtare, veçanërisht në fushën e trajnimeve dhe të ngritjes së kapaciteteve të drejtuesve të shkollave dhe mësuesve për tematika që lidhen me administrimin e arsimit, metodologjitë e mësimdhënies, partneritetin shkollë – familje, “qeverisjen e mirë”, etj. Prof. Asoc. Dr…

Lexo më shumë →

Dita Botërore e Autizmit

"Njerëzit me autizëm mund të mos jenë në gjendje të flasin ose t'i përgjigjen emrit të tyre, por ata përsëri mund t'i dëgjojnë fjalët tuaja dhe të ndiejnë mirësinë tuaj". Ata duhet të pranohen, kuptohen dhe duhen sepse autizmi nuk është paaftësi, është një aftësi tjetër.   -Stuart Duncan   Dita Botërore e Autizmit është vendosur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në vitin 2007, më tepër si një përpjekje për t’i dhënë fund diskriminimit ndaj personave me autizëm. Kjo ditë është vendosur në 2 Prill dhe synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit dhe përmirësimin e jetës së atyre që jetojnë me autizëm. Vlerësohet se 1% e popullatës globale është autike. Shumë prindër dhe mësues kanë pyetje lidhur me autizmin dhe edukimin. Krijimi i një mjedisi që është i favorshëm për të mësuarin, duhet…

Lexo më shumë →

Nisi Programi i Trajnimit të Detyrueshëm Përgatitor për brezin e 3-të të pjesëmarrësve që do certifikohen për drejtimin e IAP

Më datë 26 Mars 2021 nisi zyrtarisht  Programi i Trajnimit të Detyrueshëm Përgatitor për brezin e 3-të  të pjesëmarrësve që janë drejtorë/ nëndrejtorë shkollash në detyrë dhe mësues që synojnë të bëhen drejtues në të ardhmen. Ata janë përzgjedhur pas aplikimeve të paraqitura pranë Qendrës “Shkolla e Drejtorëve të  Institucioneve të Arsimit Parauniversitar" (CSL). Për shkak të zbatimit të protokollit anti Covid-19,  modulet teorike të Programi i Trajnimit të Detyrueshëm Përgatitor  për drejtues të institucioneve të arsimit parauniversitar do të ofrohen online përmes Platformës EduforSchool. Brezi i 3-të i pjesëmarrësve që do të ndjekin Programin e Trajnimit përbëhet nga 215 kandidatë që u përkasin 194 shkollave publike e jo publike nga të katër Drejtoritë Rajonale të Arsimit Parauniversitar (DRAP) të Durrësit, Fierit, Korçës e Lezhës dhe 47 Zyrave Vendore Arsimore (ZVA) që shtrihen  në të gjithë vendin. Për herë të parë që…

Lexo më shumë →

Thirrje për pjesëmarrje në trajnimin “Mësimdhënia dhe të nxënit në një mjedis që ndryshon vazhdimisht”

Shkolla e Drejtorëve organizon pa pagesë trajnimin me temë “Mësimdhënia dhe të nxënit në një mjedis që ndryshon vazhdimisht”, për mësues dhe drejtues të institucioneve të arsimit para universitar në Shqipëri. Ky trajnim do të zhvillohet gjatë muajit Prill 2021. Ndryshimet e shpejta dhe kompleksiteti në kohët e sotme paraqesin sfida dhe kërkesa të reja në sistemin arsimor. Këto kërkesa lidhen gjithnjë e më shumë me përgatitjen e nxënësve në mënyrën e duhur me qëllim që ata të jenë të suksesshëm në një mjedis kërkues dhe që ndryshon vazhdimisht. Ky trajnim synon të trajtojë disa nga çështjet kryesore që lidhen me mësimdhënien dhe të nxënit  efektiv, si dhe ofron disa strategji praktike bashkëkohore si të përmirësohen këto procese në shkollë në një mjedis që është në ndryshim të vazhdueshëm. Çështjet që do të trajtohen në këtë trajnim janë: Edukimi Global, standarde,…

Lexo më shumë →

JOB ANNOUNCEMENT

Position Title:  Project Coordinator, Center for School Leadership (CSL) About AADF Albanian-American Development Foundation (AADF) was created in 2009 by the Albanian-American Enterprise Fund with the support and encouragement of United States Agency for International Development (USAID) and the United States Government. The mission of AADF is to facilitate the development of a sustainable private sector economy and a democratic society in Albania. As part of the Education sector portfolio, AADF approved in 2017 the formation of the “Center for School Leadership” (CSL). Background information CSL was established in 2018 as a cooperative effort of AADF and the Ministry of Education, Sport and Youth (MoESY). The Center serves three core purposes:  To develop university-based school leadership preparation programs for aspiring principals; to support ongoing professional development of in-service principals and assistant principals, and third, to administer a principal certification process…

Lexo më shumë →

Dita Kombëtare e Mësuesit

Në përkujtim të krijimit të Mësonjëtores së Parë Shqipe, me vendim të qeverisë shqiptare në vitin 1960 u vendos që 7 Marsi të njihet si “Dita Kombëtare e Mësuesit”. Mësonjëtorja e Parë Shqipe u çel më 7 mars të vitit 1887, në Korçë, në periudhën e fundme të sundimit të Perandorisë Osmane. Hapja e shkollës erdhi si rezultat i punës dhe përpjekjeve të vazhdueshme të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, e cila synonte mundësimin e të drejtave kombëtare shqiptare. Drejtori i parë i shkollës ishte Pandeli Sotiri,  që më vonë u pasua nga Petro Nini Luarasi, dy figura të shquara në veprimtaritë atdhetare. Mësonjëtorja e Parë Shqipe ishte shkolla e parë në vendin tonë me karakter laik dhe kombëtar, në thelb demokratike sepse ishte e hapur për të gjithë dhe pa pagesë, e pavarur pasi nuk financohej nga jashtë, por mbahej nga…

Lexo më shumë →

Dita e Diskriminimit Zero

Jetojmë në një periudhë kur dikush mund të gjykohet për ngjyrën, racën, dikush për besimin fetar, një tjetër për gjininë, për gjatësinë apo peshën, për statusin ekonomik apo social e për shumë të tjera. Fenomene të tilla, në çdo formë të shfaqjes së tyre, mbajnë vetëm një emër: Diskriminim. Duke parë përhapjen e këtij fenomeni në të gjitha fushat e jetës dhe impaktin që ka në shoqëri, më 1 mars të vitit 2014 Organizata e Kombeve të Bashkuara vendosi që 1 marsi të shpallej “Dita e Diskriminimit Zero”, duke krijuar kështu një lëvizje globale të solidaritetit dhe bashkëpunimit për t’i dhënë fund të gjitha formave të diskriminimit. “Dita e Diskriminimit Zero” është një ngjarje mbarë botërore e cila ka si qëllim të promovojë përfshirjen dhe diversitetin dhe të festojë të drejtën e gjithsecilit për të jetuar një jetë të denjë…

Lexo më shumë →

Unpaid Internship Opportunity

Center for School Leadership (CSL) provides opportunities for outstanding university students to undertake an internship at the CSL office. The objective of the Internship Program is to provide CSL Albania with the assistance of qualified students specialized in professional fields such as Education, Leadership, Social Sciences, Communications or other relevant studies. The Internship Program provides a compact understanding of CSL priorities and technical cooperation activities. Students will work on studies selection, translating reading materials, and maintaining social media profiles. S/he will benefit from new experience gaining skills. At the end of the program students will be equipped with an endorsement certificate. CSL may accept interns that the following conditions are met: Be a University student in third year of Bachelor or Master Program or equivalent. Recently graduated students in the relevant fields. Skills: Demonstrated a keen interest in the work…

Lexo më shumë →

Paid Internship Center for School Leadership (CSL)

Center for School Leadership (CSL) provides opportunities for outstanding university students to undertake an internship at the CSL office. The objective of the Internship Programme is to provide CSL Albania with the assistance of qualified students specialized in professional fields such as Education, Leadership, Social Sciences, Communications, or other relevant studies. The Internship Programme provides a compact understanding of CSL priorities and technical cooperation activities. Students will work on studies selection, translating reading materials, and maintaining social media profiles and other internal systems. S/he will benefit from new experience gaining skills. At the end of the programme students will be equipped with an endorsement certificate. CSL may accept interns that the following conditions are met: Be a University student Master Programme, or equivalent. Recently graduated students Master Students in the relevant fields. Skills: Demonstrated a keen interest in the work…

Lexo më shumë →

Dita Botërore e Drejtësisë Sociale

Më 26 Nëntor 2007, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara vendosi të aprovojë 20 Shkurtin si Ditën Botërore të Drejtësisë Sociale. Ashtu siç na flet dhe vetë emri, Dita Botërore e Drejtësisë Sociale njeh nevojën për të promovuar drejtësinë sociale, e cila përfshin përpjekje për të trajtuar çështje të tilla si varfëria, gjithëpërfshirja, barazia gjinore, papunësia, të drejtat e njeriut dhe mbrojtja sociale. Në çdo përkufizim të mundshëm zyrtar që i është bërë konceptit të drejtësisë sociale do të gjejmë tre të përbashkëta midis tyre: Të drejta të barabarta Mundësi të barabarta Trajtim i barabartë Këto tre koncepte janë dhe vlerat thelbësore që përpiqet të promovojë kjo ditë. Çdo vit, OKB përzgjedh një temë për ta trajtuar mes shteteve anëtare dhe për vitin 2021 u caktua kjo temë: “Një Thirrje për Drejtësi Sociale në Ekonominë Digjitale”. Përkujtimi i këtij…

Lexo më shumë →

Dita Ndërkombëtare e Grave dhe Vajzave në Shkencë

Barazia gjinore është një nga temat më aktive të shoqërive moderne, megjithatë jo detyrimisht nënkupton që pabarazitë gjinore janë eleminuar. Hendeku gjinor në lidership, në vendin e punës, në shkenca, etj; ndikon drejtpërsëdrejti në cilësinë e jetës të të gjithë shoqërisë. Aksesi më i ulët i grave dhe vajzave në fushat shkencore i bën ato të kenë aftësitë me të ulta në këto fusha, si rrjedhojë janë më të papërgatitura për tregun e punës, kanë më pak mundësi të një punësimi të denjë, duke ulur produktiviteti dhe mirëqenien e përbashkët të shoqërisë. Pandemia e COVID-19 e tregoi qartë rolin e të grave shkencëtare dhe hulumtuese në faza të ndryshme të luftës kundër COVID-19, nga avancimi i njohurive mbi virusin deri te zhvillimi i teknikave për testimin dhe më në fund te krijimi i vaksinës kundër virusit. Për të vënë theksin…

Lexo më shumë →

Nënshkruhet Marrëveshja e Bashkëpunimit midis Shkollës së Drejtorëve (CSL) dhe Institutit Shqiptar të Sociologjisë (ISHS).

Ditën e Enjte më 4 Shkurt 2021 në ambjentet e Qendrës “Shkolla e Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar" (CSL – Center for School Leadership) u nënshkrua Marrëveshja e Bashkëpunimit me Institutin Shqiptar të Sociologjisë (ISHS). Në emër të Qendrës “Shkolla e Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar” marrëveshja u nënshkrua nga Z. Geron Kamberi, Drejtor Ekzekutiv ndërsa për Institutin Shqiptar të Sociologjisë (ISHS) nënshkroi Prof.dr.Leka Sokoli, në cilësinë e drejtuesit të këtij institucioni. Marrëveshja parashikon përcaktimin e kushteve dhe termave të bashkëpunimit dhe kontributin  reciprok të secilës palë  duke synuar  zhvillimin e mëtejshëm të  aftësive të lidershipit të institucioneve të arsimit parauniversitar në Shqipëri. Ndërkohë si rezultat i këtij bashkëpunimi të ndërsjelltë  synohet  që çdo vit të botohet  një numër  veçantë i revistës “Studime Sociale” me nëntitullin “Lidershipi dhe menaxhimi në arsim” /Social Studies, Special Edition: "Leadership and Management…

Lexo më shumë →

Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit – “We remember” – “Edhe ne kujtojmë bashkë me kombin e Izraelit”

Në 27 janar, në Ditën Ndërkombëtare Përkujtimore e Holokaustit shpallur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në vitin 2005, përkujtohen viktimat e Holokaustit. Kjo datë përkon me çlirimin të kampit nazist të përqendrimit Auschwitz-Birkenau më 27 janar 1945. Fjala 'holokaust ' vjen nga greqishtja e lashtë dhe do të thotë sakrificë. Para Luftës së Dytë Botërore, ky term përdorej për të përshkruar vdekjen e një grupi të madh njerëzish. Nga viti 1945 është bërë sinonim i përndjekjes sistematike të hebrenjve evropianë dhe vrasjeve të 6 milionë prej tyre gjatë Luftës së Dytë Botërore, nga nazistët dhe aleatët e tyre, që nga viti 1933 deri 1945. Hebrenjtë i referohen ngjarjes me fjalën 'shoah' që do të thotë 'katastrofë'. Roli i shqiptarëve ndaj përndjekjes së hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore është i njohur në të gjithë botën. Megjithatë historia…

Lexo më shumë →

Dita Ndërkombëtare e Arsimit

“Arsimi është arma më e fuqishme që mund të përdoret për të ndryshuar botën” Nelson Mandela 24 Janari njihet në të gjithë botën si Dita Ndërkombëtare e Arsimit, e cila u shpall nga Asambleja e Përgjithshme e OKB më 3 Dhjetor 2018 në sajë të rolit të rëndësishëm që edukimi nëpërmjet arsimit luan në paqen e përgjithshme dhe zhvillimin e qëndrueshëm të shoqërisë. Qendra “Shkolla e Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar” (CSL- Center for School Leadership) mbështet Shqipërinë në arritjen e objektivave të saj në fushën e arsimit, në përputhje me Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm 2030, ku deri në vitin 2030 synon që: Të gjithë fëmijët të përfundojnë arsimin fillor dhe të mesëm pa pagesë, të barabartë dhe cilësor, duke çuar në rezultate relevante dhe efektive të të nxënit; Të gjithë fëmijët të kenë qasje në arsimin parashkollor…

Lexo më shumë →

Përfundon semestri i parë (16 Tetor – 19 Dhjetor 2020) i Programit të Trajnimit të Detyrueshëm Përgatitor për Certifikimin e Drejtuesve të IAP për Brezin e 2-të të kandidatëve.

Qendra “Shkolla e Drejtorëve të Arsimit Parauniversitar” (Center for School Leadership – CSL) përmbylli me sukses semestrin e parë (16 Tetor – 19 Dhjetor 2020) të Programit të Trajnimit të Detyrueshëm Përgatitor për Certifikimin për Drejtues të IAP (CTP) për brezin e 2-të të kandidatëve të përzgjedhur për t’u trajnuar në këtë program. Semestri i parë u ndoq nga 209 pjesëmarrës që janë përzgjedhur nga 264 aplikantë të cilët do të vazhdojnë të ndjekin edhe për 6 muaj (dy semestra) Programin e Trajnimit të Detyrueshëm (CTP) për t’u certifikuar si drejtues të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar (IAP). Në këtë numër pjesëmarrësish përfshihen 96 drejtorë, 61 nëndrejtorë shkollash në detyrë dhe 52 mësues kandidatë që synojnë të konkurojnë për t’u bërë drejtues të ardhshëm të shkollave. Ata u përkasin shkollave publike e jo-publike të arsimit të mesëm të ulët dhe arsimmit të…

Lexo më shumë →

Dita Botërore e Shkrimit Braille (Braj)

4 janari njihet si “Dita Botërore e Shkrimit Braille” dhe përkon me datën e lindjes së Luis Braille (4 janar 1809), krijuesit të këtij sistemi shkrimi për personat e verbër ose me vështirësi në shikim. Si shkak i një aksidenti gjatë fëmijërisë, Braille mbeti i verbër në të dy sytë, megjithatë ky kufizim nuk e ndaloi të studionte dhe të arrinte sukses. Gjatë studimeve të tij, në 1824, vetëm 15 vjeç, i frymëzuar nga kriptografia ushtarake e ushtrisë franceze, Braille zhvilloi një sistem kodesh në reliev të përbërë prej 6 pikash, në 3 rreshta, që mund të lejonte të verbërit të lexonin dhe shkruanin në mënyrë efikase. Për herë të parë ky shkrim u aplikua në 1854, nga “Instituti Mbretëror i Francës për të Rinjtë e Verbër”, shkolla që L. Braille kishte ndjekur kur ishte fëmijë. Sistemi Braj përmban shkronjat…

Lexo më shumë →

Vazhdon Online zbatimi i Programit të Trajnimit të Detyrueshëm (CTP) në Tiranë, Durrës, Elbasan.

Qendra “Shkolla e Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar” (CSL- Center for School Leadership) në përputhje me Vendimin e Komitetit Teknik të Ekspertëve për Protokollet Anti-Covid të datës 20.10.2020 dhe shkresës me Nr.Prot 5838/2 datë 30.10.2020 të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë “Mbi fillimin e vitit akademik 2020-2021” drejtuar të gjithë Instutucioneve të Arsimit të Lartë (IAL) publike e jo-publike në Shqipëri, gjatë periudhës  2 Nëntor – 30 Nëntor 2020 po zhvillon online deri në një njoftim të dytë,  Programin e Trajnimit të Detyrueshëm (CTP) për brezin e 2-të të kandidatëve të përzgjedhur për të qenë drejtues të certifikuar të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar (IAP). Ky Program po zhvillohet njëkohësisht për 8 grupe pjesëmarrësish në Tiranë, Durrës, Elbasan nga ana e stafit akademik të institucioneve të përzgjedhur nga Qendra “Shkolla e Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar” (CSL- Center…

Lexo më shumë →

Përfundon kursin online “Metodat e mësimdhënies në Internet për klasat K-12”

Nga datat 24 Shtator 2020 deri në 25 Tetor 2020, Qendra Shkolla e Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit  Parauniversitar (CSL-Center for School Leadership) zhvilloi kursin online "Metodat e mësimdhënies në Internet për klasat K-12” në kuadër të Programit për Zhvillim të Vazhdueshëm Profesional (CPD). Në këtë trajnim morën pjesë rreth 1000 pjesëmarrës që u përkasin 390 shkollave në nivel kombëtar ku në fund u certifikuan 456 mësues e drejtues. Për të gjithë mësuesit dhe drejtuesit që nuk e kanë ndjekur dot trajnimin “Metodat e mësimdhënies në internet për klasat K-12”, ju ftojmë që të shikoni regjistrimet e seancave të trajnimeve që u zhvilluan gjatë muajve Shtator-Tetor 2020. Klikoni në link-un më poshtë dhe mësoni edhe ju disa platforma dhe mjete që mund të përdoren gjatë mësimit online. https://www.youtube.com/watch?v=rqhjoGbXZ1g&feature=youtu.be https://www.youtube.com/watch?v=clHSXHZ99lg&feature=youtu.be Ky trajnim u ofrua nga Shkolla e Drejtorëve dhe Junior Achievment…

Lexo më shumë →

Unpaid Internship Opportunity

Center for School Leadership (CSL) provides opportunities for outstanding university students to undertake an internship at the CSL office. The objective of the Internship Program is to provide CSL Albania with the assistance of qualified students specialized in professional fields such as Education, Leadership, Social Sciences, Communications or other relevant studies. The Internship Program provides a compact understanding of CSL priorities and technical cooperation activities. Students will work on studies selection, translating reading materials, and maintaining social media profiles. S/he will benefit from new experience gaining skills. At the end of the program students will be equipped with an endorsement certificate. CSL may accept interns that the following conditions are met: Be a University student in third year of Bachelor or Master Program or equivalent. Recently graduated students in the relevant fields. Skills: Demonstrated a keen interest in the work…

Lexo më shumë →

Paid Internship Center for School Leadership (CSL)

Center for School Leadership (CSL) provides opportunities for outstanding university students to undertake an internship at the CSL office. The objective of the Internship Programme is to provide CSL Albania with the assistance of qualified students specialized in professional fields such as Education, Leadership, Social Sciences, Communications, or other relevant studies. The Internship Programme provides a compact understanding of CSL priorities and technical cooperation activities. Students will work on studies selection, translating reading materials, and maintaining social media profiles and other internal systems. S/he will benefit from new experience gaining skills. At the end of the programme students will be equipped with an endorsement certificate. CSL may accept interns that the following conditions are met: Be a University student Master Programme, or equivalent. Recently graduated students Master Students in the relevant fields. Skills: Demonstrated a keen interest in the work…

Lexo më shumë →

Nis Programi i Trajnimit të Detyrueshëm (CTP) për brezin e 2-të të kandidatëve të përzgjedhur për të qenë drejtues të certifikuar të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar (IAP)

Më datë 16 Tetor 2020, Qendra “Shkolla e Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar ( CSL- Center for School Leadership ) nisi Programin e Trajnimit të Detyrueshëm ( CTP) 9 mujor  për brezin e 2-të të kandidatëve të përzgjedhur për të qenë drejtues të certifikuar të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar (IAP) Ky program do tu ofrohet  më shumë se  200 drejtorëve në detyrë dhe kandidatëve për drejtues shkolle në qytetet si Tirana, Durrësi dhe Elbasani që janë përzgjedhur pas aplikimeve qe kane paraqitur pranë Qendres “Shkolla e Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar ( CSL- Center for School Leadership).  Ky numër pjësëmarrësish në program është 5 herë më i lartë se numri atyre kandidatëve që e ndoqën këtë program në brezin e parë përgjatë periudhës 2019-2020 Çdo pjesëmarrës u pajis me një Laptop nga ana e Qendrës “Shkolla e Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar ( CSL- Center for School…

Lexo më shumë →

Ceremonia e fillimit të Programit të Trajnimit të Detyrueshëm (CTP) për brezin e 2-të të kandidatëve të përzgjedhur për të qenë drejtues të certifikuar të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar (IAP)- 14 Tetor 2020.

Qendra “Shkolla e Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar ( CSL- Center for School Leadership ) në bashkëpunim me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim dhe Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë organizuan në datën 14 Tetor 2020 në Sallën Amfiteatër të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, ceremoninë e fillimit të Programit të Trajnimit të Detyrueshëm Përgatitor për brezin e 2-të të kandidatëve të përzgjedhur për drejtues të certifikuar të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar (IAP). Në ceremoninë e organizuar morën pjesë Znj. Evis Kushi, Ministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, anëtarët  e  Bordit Drejtues dhe bashkë-Drejtorët Ekzekutivë të  Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) Z. Aleksandër Sarapuli dhe Z. Martin Mata, Drejtori Ekzekutiv i Qendrës “Shkolla e Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar ( CSL- Center for School Leadership) Z. Geron Kamberi  dhe ish-pjesëmarrës të diplomuar (alumni) në brezin e parë të Programit të Trajnimit të Detyrueshëm ( CTP). Në pamundësi…

Lexo më shumë →

Workshopi “Dita e Informimit (Info Day)” për trajnerët dhe trajnerët individual (coach) që do të ofrojnë për brezin e 2-të Programin e Trajnimit të Detyrueshëm (CTP) për drejtues të institucioneve të arsimit parauniversitar

Në datën 30 shtator 2020 Qendra “Shkolla e Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar ( CSL- Center for School Leadership ) organizoi nëpërmjet platformës Zoom workshopin “Dita e Informimit ( info Day)” ku morën pjesë rreth  50 trajnerë dhe  trajnerë individual (coach) nga Fakultetet e Shkencave Sociale e të Edukimit të Universitetit të Tiranës, Universitetit Marin Barleti, Universitetit Aleksandër Xhuvani – Elbasan dhe Universiteti Aleksandër Moisiu- Durrës që do të ofrojnë për brezin e 2-të aplikantëve  Programin e Trajnimit të Detyrueshëm (CTP) për drejtues të instituticioneve të arsismit parauniversitar, i cili pritet të fillojë në datë 16 Tetor 2020. Qëllimi i këtij workshopi ishte ndarja dhe shkëmbimi i eksperiencave midis trajnerëve dhe trajnerëve individualë të cilët zbatuan këtë programit të trajnimit për brezin e parë në periudhën 2019-2020. Përfundimi me sukses i trajnimit dhe certifikimit të brezit të parë të…

Lexo më shumë →

 “Metodat e mësimdhënies në internet për klasat K-12”

Kanë nisur trajnimet me temë “Metodat e mësimdhënies në internet për klasat K-12” për mësues e drejtues nga e gjithë Shqipëria. Këto trajnime po zhvillohen nga Shkolla e Drejtorëve në bashkëpunim me Junior Achievement of Albania për t’ju ardhë në ndihmë stafeve mësimore të aftësohen në përdorimin e mjeteve të ndryshme online. Trajnimet do të zhvillohen gjatë muajve Shtator e Tetor për 1047 mësuesit dhe drejtuesit të cilët kanë aplikuar për të marrë pjesë në këtë trajnim. E rëndësishme! Shkolla e Drejtoreve fton të gjithë aplikuesit të kontrollojnë email-et e tyre (përfshirë spam dhe junk) për tu informuar për datat e trajnimit ku do të përfshihen.

Lexo më shumë →

Thirrje për shprehje interesi për ekspertë vendas dhe të huaj

Qendra “Shkolla e Drejtorëve të Arsimit Parauniversitar” ka hapur thirrjen për shprehje interesi për ekspertë vendas dhe të huaj të cilët potencialisht do të ofrojnë trajnime për module të caktuara të programit të trajnimit të detyrueshëm përgatitor për drejtorë, nëndrejtorë dhe kandidatë për drejtorë. Kjo thirrje u drejtohet eksperteve me njohje shumë të mirë në fushën e lidership-it në arsim dhe me pervojë  në ofrimin e trajnimeve. Për më shumë informacion mbi procesin dhe dokumentet që duhet të paraqisni, ju lutemi referojuni dokumentit të thirrjes për shprehje interesit. Afati i fundit për aplikim është  30 Tetor 2020. Call for expression of interest;    CVEuropassExpert eng;    Technical and Financial Offer;    Module Sections of the Compulsory Training Program.

Lexo më shumë →

Thirrje për pjesëmarrje në trajnimin “Metodat e mësimdhënies në internet për klasat K-12”

Shkolla e Drejtorëve, në bashkëpunim me Junior Achievement Albania hap sërish regjistrimet për pjesëmarrje pa pagesë në trajnimin me temë “Metodat e mësimdhënies në internet për klasat K-12”. Ky modul do të zhvillohet në një seri trajnimesh gjatë muajve Shtator-Tetor 2020. Pas përvojës së suksesshme të zhvillimit të këtij trajnimi gjatë muajve Maj-Qershor dhe kërkesave të vazhdueshme për këtë modul, thirrja rihapet vetëm për mësues dhe drejtues të cilët nuk kanë marrë pjesë ende në këtë trajnim. Trajnimi synon t'u vijë në ndihmë mësuesve dhe drejtuesve të shkollave të përdorin teknologjinë gjatë mësimit online. Trajnimi, i cili është përgatitur nga ekspertë të huaj dhe lokalë, do të zhvillohet online në platformën zoom dhe do të permbajë sesione të drejtpërdrejta online dhe praktike gjatë orëve të lira, të shtrira në 3 ditë. Çështjet kryesore që do të trajtohen në trajnim janë:…

Lexo më shumë →

Njoftim për mbylljen në datën 15 Shtator 2020 të thirrjes për aplikimet e reja në Programin e Trajnimit të Detyrueshëm Përgatitor për Certifikim për drejtues të IAP.

Shkolla e Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar ka hapur më 11 Maj 2020 thirrjen për aplikimet e reja në Programin e Trajnimit të Detyrueshëm Përgatitor për Certifikim për drejtues të IAP për të gjithë Drejtorët/Nëndrejtorët në detyrë dhe Mësuesit që aspirojnë për t’u bërë drejtorë apo nëndrejtorë shkolle. Thirrja është e hapur për drejtues në detyrë në Institucionet e Arsimit Parauniversitar të Mesëm të Ulët dhe të Mesëm të Lartë dhe kandidatët për drejtues të IAP-ve që janë mësues të kualifikuar dhe ushtrojnë ose e kanë ushtruar profesionin e tyre, si në institucionet publike dhe në ato private. Aplikimi kryhet vetëm online nëpërmjet faqes së internetit të Shkollës së Drejtorëve të IAP. Afati i fundit i pranimeve të aplikimeve është 15 Shtator 2020. Pas këtij afati, Shkolla e Drejtorëve do të njoftojë për pranimin e aplikimeve të reja nëpërmjet faqes së saj zyrtare të cilën të…

Lexo më shumë →

Ceremonia e Diplomimit të Brezit të Parë të Drejtuesve dhe Kandidatëve për Drejtues të Certifikuar për Drejtimin e Institucioneve të Arsimit Parauniversitar – IAP- 23 korrik 2020

Shkolla e Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar - IAP- certifikoi pas përfundimit të Programit të Trajnimit të Detyrueshëm Përgatitor, brezin e parë të drejtuesve dhe kandidatëve që synojnë të jenë drejtues në shkollat ku ata punojnë. Në Nëntor 2019 filloi procesi i trajnimit të brezit të parë të 48 aplikantëve nga Tirana që u përzgjodhën midis 140 drejtuesve aktualë dhe kandidatëve për drejtues që aplikuan nga institucionet publike e private të arsimit parauniversitar  të qarkut Tiranë, për të marrë pjesë në këtë program. Programi i Trajnimit të Detyrueshëm u zhvillua përgjatë 9 muajve, i organizuar ne tre semestra.  Semestri i tretë dhe i fundit u ndikua në mënyrë të drejtpërdrejtë nga pandemia globale e COVID-19. Përballë një situatë të pashembullt, Shkolla e Drejtorëve u angazhua për mbarëvajtjen e aktiviteteve te saj, duke kaluar tërësisht në mësimdhënie në distancë, duke…

Lexo më shumë →

20 Korrik – Dita Ndërkombëtare e Shahut

   “Jeta është krejtësisht si shahu dhe koha është kundërshtari juaj. Nëse ju nuk bëni ndonjë lëvizje, ju do ta humbni lojën. Ju duhet të lëvizni për të qenë fitimtar!” Dita ndërkombëtare e shahut festohet çdo vit më 20 korrik, në ditën kur u themelua Federata Ndërkombëtare e Shahut (FIDE), në vitin 1924. Ideja për të festuar këtë ditë si ditën ndërkombëtare të shahut u propozua nga UNESCO dhe është festuar si e tillë që nga viti 1966, pasi u themelua nga FIDE. Megjithëse origjina e vërtetë e lojës së shahut është akoma e panjohur dhe misterioze, është mjaft e sigurtë që erdhi nga lindja. Studim mbi efektet e lojës së shahut tek fëmijët Nga një studim i bërë në universitetin e Bukureshtit për benefitet konjitive të lojës së shahut tek fëmijët, nga Fotinica Gliga dhe Petru Iulian Flesner rezulton…

Lexo më shumë →

Pandemia dhe mësimi gjatë verës

Pandemia COVID 19 është bërë një ndikim i madh në mënyrën e zhvillimit të mësimit dhe ajo padyshim do të vazhdojë dhe këtë verë. Shumë shkolla kanë një program mësimi veror, i cili konsiston në mësime teorike si dhe aktivitete të ndyshme të ndërthurura. Por, si do të zhvillohen ato? Shkolla e Drejtorëve ju vjen në ndihmë me këtë artikull nga ekspertja amerikane Catherine Augustine e cila shpjegon, me anë të pyetjeve dhe përgjigjieve, metoda zhvillimi të mësimit veror online si dhe mund të ndihmojnë politikëbërësit në lehtësimin e këtij procesi. Çfarë do të thotë pandemia për mësimin gjatë verës dhe si mund të ndihmojnë politikëbërësit? Kjo është një kohë sfiduese dhe e pasigurt për të gjithë. Shkollat kanë filluar të përshtaten me realitetin e krizës aktuale të sjellë nga pandemia globale e koronavirusit, por çfarë lidhje ka me programet…

Lexo më shumë →

Hapet thirrja për aplikime në Programin e Trajnimit të Detyrueshëm Përgatitor për Certifikim për drejtues të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar

Shkolla e Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar hap thirrjen e re për aplikime në Programin e Trajnimit të Detyrueshëm Përgatitor për Certifikim për drejtues të IAP, për të gjithë Drejtorët/Nëndrejtorët në detyrë dhe Mësuesit që aspirojnë për t’u bërë drejtorë apo nëndrejtorë shkolle. Thirrja është e hapur për drejtues në detyrë në Institucionet e Arsimit Parauniversitar të Mesëm të Ulët dhe të Mesëm të Lartë dhe kandidatët për drejtues të IAP-ve që janë mësues të kualifikuar dhe ushtrojnë ose e kanë ushtruar profesionin e tyre, si në institucionet publike dhe në ato private. Aplikimi do të kryhet vetëm online nëpërmjet faqes së internetit të Shkollës së Drejtorëve të IAP. Përpara se të filloni përgatitjen e dokumenteve për aplikim, sigurohuni që i plotësoni kriteret e shpallura për përzgjedhjen e kandidatëve sikurse më poshtë: Kriteret që duhet të plotësojnë drejtorët/nëndrejtorët në…

Lexo më shumë →

50 vjet Dita e Tokës

22 Prilli, Dita e Tokës është këtu përsëri, për të na kujtuar se kemi përgjegjësi që kalojnë  përtej shtëpisë tonë.  Është një ditë e veçantë për t’i shprehur mirënjohjen tonë Planetit Tokë, i cili mbështet të gjitha format e jetës. Festa e parë e Ditës së Tokës u organizua në Amerikë në vitin 1970. U themelua nga ish senatori i Shteteve të Bashkuara Gaylord Nelson pasi dënoi ashpër derdhjen masive të naftës në Santa Barbara në vitin 1969. Për të dënuar veprën, 20 milion njerëz marshuan kudo në Shtetet e Bashkuara. Në vitin 1990, eventi u bë global me rreth 200 milion pjesëmarrës nga 141 shtete që e festuan sipas Rrjetit të Ditës së Tokës. Për më shumë se dy dekada, të paktën 192 shtete festojnë Ditën e Tokës çdo vit duke përfshirë Britaninë, Kanadanë, Ukrainën, Spanjën dhe Filipinet. Disa…

Lexo më shumë →

Shkolla e Drejtorëve vazhdon me Programin e trajnimit online

Në këtë kohë sfiduese, Shkolla e Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar po bën përpjekje për të mbajtur ritmin e aktiviteteve të saj. Këtë javë, CSL filloi tremujorin e tretë të Programit të Trajnimit të Detyrueshëm për certifikim të drejtorëve të shkollave. Programi i trajnimit po zhvillohet online që prej seancave të fundit të tremujorit të dytë duke përdorur një kombinim të platformave online të tilla si zoom dhe google classroom. Pjesëmarrësit në program e gjejnë metodën e trajnimit online të goditur dhe të mirëpranuar si alternativa më e mirë e realizimit të programit në ditët e sotme. Vazhdimi i programit të trajnimit online është mbështetur nga gjetjet e sondazhit të kryer me pjesëmarrësit. Bazuar në këtë sondazh, 92% e pjesëmarrësve i gjejnë seancat online të trajnimeve si zgjidhja më e mirë duke pasur parasysh situatën që ndodhemi dhe 86%…

Lexo më shumë →

Leximi është argëtues!

"Ka dy arsye për të lexuar një libër: një, të shijon leximi dhe tjetra, mund të mburresh rreth tij." Bertrand Russell   Nëse keni provuar dhe dështuar ndonjëherë që fëmija juaj të heqë dorë nga video-lojërat dhe të marrë një libër, kjo mund të jetë dita për ju! Data 1 Prill shënon ditën “Leximi është argëtues” dhe ka për qëllim t'u tregojë fëmijëve që të lexuarit mund të jetë po aq argëtues sa argëtimi më modern, qoftë me shaka, gjëegjëza apo histori qesharake. Shfrytëzojeni rastin në këtë ditë për t'u treguar fëmijëve tuaj se si mund të jetë leximi argëtues. Shkarkoni programe nga interneti për t'i bërë fëmijët tuaj pjesëmarrës në lexim, shkoni në bibliotekën lokale për të parë disa libra argëtues ose madje edhe të kaloni ditën duke krijuar histori argëtuese nga vetë ju! Vendoseni  këtë ditë mënjanë për…

Lexo më shumë →

20 Marsi – Dita Ndërkombëtare e Lumturisë

"Nuk është ajo që keni, kush jeni, ku jeni, apo ajo çfarë bëni që ju bën të lumtur ose jo. Është ajo çfarë ju mendoni." Dale Carnegie Dita Ndërkombëtare e Lumturisë festohet në mbarë botën çdo vit në 20 Mars. Fillimisht u konceptua dhe u themelua në vitin 2006 nga Jayme Illien, CEO e projektit të Kombeve të Bashkuara, organizatë që e ka cilësuar lumturinë si një qëllim themelor për t’u ndjekur nga të gjithë njerëzit. Të qënurit i lumtur kërkon plotësim të shumë aspekteve të jetës së përditshme. Një nga këto është edukimi. Një fëmijë apo staf pedagogjik kalon rreth 7 orë të ditës në mjediset shkollore. Pra, mund të themi që ndikimi është relativisht i lartë. Kur kujtojmë ditët tona të shkollës, një buzëqeshje shfaqet menjëherë në fytyrën tonë: kur kujtojmë miqësinë; mësuesit dhe mësimet argëtuese. Për të…

Lexo më shumë →

Internship Opportunity at CSL office (unpaid)

The Center for School Leadership (CSL) provides opportunities for outstanding university students to undertake an internship at the CSL office. The objective of the Internship Programme is to provide CSL Albania with the assistance of qualified students specialized in professional fields such as Education, Leadership, Social Sciences, Communications or other relevant studies. The Internship Programme provides a compact understanding of CSL priorities and technical cooperation activities. Students will work on studies selection, translating reading materials, and maintaining social media profiles. S/he will benefit from new experience gaining skills. At the end of the programme students will be equipped with an endorsement certificate. CSL may accept interns that the following conditions are met: Be a University student in third year of Bachelor or Master Programme or equivalent. Recently graduated students in the relevant fields. Skills: Demonstrated a keen interest in the…

Lexo më shumë →

Egoja – armiku i udhëheqjes së mirë!

Po ndajmë me ju disa mësime udhëheqjeje të ofruara nga Harvard Business Review. Në ditën e tij të parë si drejtues ekzekutiv i “Carlsberg Group”, kompani ndërkombëtare e birrës dhe e pijeve , Cees verage’t Hart u pajis me një kartë për ashensorin, e cila bllokonte të gjithë katet e tjera dhe e çonte direkt në zyrën e tij, në katin e 20-të. Zyra ofronte një pamje mahnitëse të Kopenhagenit. Këto ishin përparësitë e pozicionit të tij të ri, që tregonin fuqinë dhe rëndësinë e tij brenda kompanisë. Cees, gjatë dy muajve të parë të punës, ndërkohë që po mësohej me përgjegjësitë e tij të reja, vuri re se ai shihte shumë pak njerëz gjatë gjithë ditës. Ashensori nuk ndalej në katet e tjera dhe vetëm një grup i zgjedhur ekzekutivësh punonin në katin e 20-të. Kështu, ai vendosi që…

Lexo më shumë →

Në mbyllje të semestrit të parë të Programit të Trajnimit

Pjesëmarrësit në Programin e Trajnimit të Detyrueshëm Përgatitor për certifikim për drejtues të IAP, mbyllën semestrin e parë të programit. Përgjatë tre muajve, drejtuesit aktualë dhe aspirantët për drejtues ndoqën tre module lidhur me Zhvillimin e vizionit dhe të strategjisë për përmirësimin e shkollës; Vëzhgimin, feedback-un dhe mekanizmat të tjerë për të ndihmuar mësuesin dhe Bazën e të dhënave për drejtimin pedagogjik. Përgjatë orëve të leksioneve në sallë, pjesëmarrësit kanë shqyrtuar raste ushtrimore nga puna e përditshme në shkollë dhe kanë diskutuar mes tyre mbi problematikën e ndeshur. Një komponent i rëndësishëm i programit është dhe praktika profesionale në institucionet arsimore, nën mentorimin e drejtuesve me përvojë në shkollat 9-vjeçare dhe të mesme të Tiranës. Pjesëmarrësit kanë ndjekur rregullisht të premteve praktikën profesionale, e cila do të vazhdojë dhe përgjatë muajve në vijim. Me shumë përkushtim dhe këmbëngulje do të…

Lexo më shumë →

Takim dy ditor për vlerësimin dhe përmirësimin e cilësisë në shkollë në Shqipëri

Në data 3-4 dhjetor 2019, Shkolla e Drejtorëve të IAP, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit Sportit dhe Rinisë, organizoi një takim dy ditor për vlerësimin dhe përmirësimin e cilësisë në shkollë, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar (ASCAP) dhe Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar (DPAP). Qëllimi kryesor i takimit ishte diskutimi mbi punën e bërë deri më tani nga stafi i ASCAP në përgatitjen e produkteve për vlerësimin e cilësisë në shkollë, nën kujdesin e veçantë të ekspertit ndërkombëtar z. Anthony Richardson, Konsulent për arsimin pranë “University College London” (UCL) në Institutin e Edukimit në Britaninë e Madhe. Rreth 40 inspektorë dhe drejtues shkollash u njohën me udhëzimet metodologjike për vlerësimin e jashtëm dhe të brendshëm të shkollës, duke u ndalur specifikisht në secilin element të udhëzuesit. Të dyja ditët u…

Lexo më shumë →

Mbahet konferenca “Roli i drejtuesit për rritjen e cilësisë së të nxënit”

Shkolla e Drejtorëve të IAP, në bashkëpunim me Universitetin Marin Barleti, organizuan më 5 dhjetor 2019, një konferencë mbi Rolin e drejtuesit për rritjen e cilësisë së të nxënit. Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin drejtues dhe mësues të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme nga qytete të ndryshme të vendit, të cilët u njohën nga afër me përmbajtjen e standardeve profesionale për formimin e drejtuesve të IAP. Dimensionet, njohuritë e nevojshme, aftësitë personale dhe profesionale dhe treguesit që duhet të ketë dhe të njohë një drejtues, ishte një ndër temat kryesore të trajtuara në konferencë, nga eksperti ndërkombëtar z. Anthony Richardson, Konsulent për arsimin pranë “University College London” (UCL) në Institutin e Edukimit në Britaninë e Madhe. Z. Richardson, përmes një prezantimi dinamik dhe disa rasteve ushtrimore të trajtuara në grup, mundi t’iu shpjegonte të pranishmëve përmbajtjen e standardeve profesionale për…

Lexo më shumë →

Përfundon përgatitja e trajnerëve që do të ofrojnë Programin e Trajnimit për drejtues të IAP

Në kuadër të Programit të Trajnimit të Detyrueshëm Përgatitor për certifikim për drejtues të IAP, Shkolla e Drejtorëve organizoi trajnimin e parë “Train of Trainers” me stafin e përzgjedhur të Fakultetit të Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës, i cili do të ofrojë programin e trajnimit për drejtues të IAP-ve për vitin akademik 2019-2020. Trajnimi u ofrua nga eksperti ndërkombëtar, z.Yaakov Gutterman, Drejtues i Programit të Leadershipit në Arsim, Instituti Kibbutzim Izrael dhe znj. Ayelet Skolnik, e specializuar në mentorim dhe drejtim në sektorin e edukimit. Përgjatë 8 ditëve trajnim, në datat 11 – 19 Tetor 2019, trajnerët u njohën me metodat e organizimit dhe të zbatimit të programit të trajnimit, duke u fokusuar në metodikat dhe standardet e mësimdhënies, zhvillimin e vizionit dhe të strategjisë për përmirësimin e shkollës, identitetin e drejtuesit dhe kuptimin e detyrave zhvillimore etj. Programi i…

Lexo më shumë →

Nisja e Programit të Trajnimit të Detyrueshëm Përgatitor për Certifikim për Drejtues të IAP

Shkolla e Drejtorëve të IAP në bashkëpunim me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim dhe Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë organizuan në datën 16 Tetor 2019 ceremoninë e Nisjes së Programit të Trajnimit të Detyrueshëm Përgatitor për Certifikim për Drejtues të IAP. Ky aktivitet shënon fillimin e programit të trajnimit për drejtuesit dhe aspirantët për drejtues, me qëllim zhvillimin profesional dhe certifikimin e drejtuesve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar në Shqipëri. Programi i trajnimit do të nisë në muajin nëntor, me 48 pjesëmarrësit e parë të përzgjedhur, mësues, drejtor dhe nëndrejtor nga shkollat e rrethit të Tiranës. Ky program trajnimi është bazuar në kurrikulën e hartuar sipas "Standardeve Profesionale për Performancën e Drejtuesve të IAP", i dalë nga "Studimi i Vlerësimit të Nevojave të Drejtuesve në sistemin tonë të arsimit parauniversitar". Programi i trajnimit i mbështetur në modelin e suksesshëm të…

Lexo më shumë →

Hartimi dhe Zhvillimi i Kurrikulës së Trajnimit për drejtuesit e IAP

Më 20 - 24 Qershor 2019, Shkolla e Drejtorëve organizoi aktivitetin për Hartimin dhe Zhvillimin e Kurrikulës së Trajnimit për programin përgatitor për certifikimin e drejtuesve në detyrë dhe aspirantëve për drejtues të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar (IAP). Qëllimi kryesor i këtij aktiviteti ishte hartimi i kurrikulës fillestare përgatitore të trajnimit për drejtuesit në detyrë dhe aspirantët për drejtues të IAP bazuar në standardet e reja të propozuara për drejtuesit e IAP. Ky aktivitet u drejtua nga Dr. Yaakov Gutterman, Drejtues i Programit të Trajnimit të Lidershipit në Kolegjin Kibbutzim, Izrael, me pjesëmarrjen e ekspertëve të zhvillimit të kurrikulave nga Agjencia për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin Parauniversitar (ASCAP), Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar (DPAP), Institucionet e Arsimit të Lartë (IAL) dhe drejtues të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar (IAPU). Gjithashtu, në kuadër të këtij aktiviteti, në Shkollën e Drejtorëve…

Lexo më shumë →

Reformimi i Sistemit të Inspektimit dhe Standardet e tyre

Më 28 Maj 2019, në mjediset e Shkollës së Drejtorëve të IAP u mbajt seminari me temën: "Drejt një sistemi të reformuar të inspektimit të shkollës dhe standardeve për inspektorët e shkollave në Shqipëri". Në seminar ishin te pranishëm pjesëmarrës nga Drejtoria e Kurrikulës dhe Inspektimit të Arsimit Parauniversitar (DKIAP), Agjensia për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin Parauniversitar (ASCAP), Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar (DPAP), inspektorë dhe drejtues të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar. Seminari u drejtua nga konsulenti ndërkombëtar Anthony John Richardson, me përvojë të gjerë në drejtimin në arsim. Angazhimet e tij të fundit përfshijnë konsulencë për drejtimin në arsim në Institutin e Arsimit në Kolegjin Universitar të Londrës (UCL) dhe Drejtor i Asociuar i Arsimit në Kolegjin Kombëtar të Mbretërisë së Bashkuar për Mësimdhënien dhe Lidershipin, në departamentin e biznesit ndërkombëtar. Seminari u organizua në dy sesione:…

Lexo më shumë →

Rezultatet e Studimit për Vlerësimin e Nevojave të Drejtuesve të IAP

Në 24 Prill 2019, Shkolla e Drejtorëve të IAP në bashkëpunim me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) dhe Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR) organizoi aktivitetin me temë: “Rezultatet e Studimit për Vlerësimin e Nevojave të Drejtuesve të IAP”. Qëllimi i aktivitetit ishte prezantimi i rezultateve dhe i rekomandimeve të studimit të kryer, si dhe reflektimi i tyre në programet e trajnimit që do të ofrohen nga Shkolla e Drejtorëve. Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin përfaqësues nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe nga instituticionet në varësi të saj si Qendra e Shërbimeve Arsimore, Instituti i Zhvillimit të Arsimit, përfaqësues nga Drejtoritë Arsimore Rajonale dhe Zyrat Arsimore, Drejtues të IAP dhe përfaqësues të medias. Në takim ishin të pranishëm rreth 150 pjesëmarrës, të cilët shprehën interesin e tyre për rezultatet e studimit duke shkëmbyer ide dhe opinione në…

Lexo më shumë →

Vizitë studimore e Shkollës së Drejtorëve në Institutin Avney Rosha, Izrael

Në data 13 -17 Prill 2019, Shkolla e Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar në Shqipëri zhvilloi një vizitë studimore në Institutin Avney Rosha dhe Kibutzzim College, në Izrael. Instituti Avney Rosha – Instituti Izraelit për Shkollën e Drejtorëve, krijuar në 2007-ën falë një nisme të përbashkët të Ministrisë së Arsimit në Izrael dhe Fondacionit Rothchild “Yad HaNadiv”, është bashkëpunëtori kryesor i Shkollës së Drejtorëve në Shqipëri. Falë punës së palodhur dhe përvojës së krijuar tashmë në ngritjen e një sistemi të fortë në përzgjedhjen e individëve që aspirojnë të bëhen drejtues të institucioneve arsimore, Instituti Avney Rosha shërben si një pikë referimi dhe udhëheqjeje për Shkollën e Drejtorëve në Shqipëri në arritjen e misionit të saj dhe të realizimit me sukses të objektivave të vendosura. Gjatë vizitës së tyre, përfaqësuesit nga Shqipëria patën mundësi të njihen nga afër me…

Lexo më shumë →

Nisja e Studimit të Vlerësimit të Nevojave të Drejtuesve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar

Në datën 18 Dhjetor 2018, Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) dhe Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR) paraqitën fillimin e aktivitetit të Qendrës “Shkolla e Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar (IAP)” si dhe fillimin e studimit të vlerësimit të nevojave të drejtuesve të IAP në mbarë vendin. Studimi do të vlerësojë nevojat për zhvillimin profesional të drejtuesve dhe pritet të publikojë gjetjet dhe rekomandimet përfundimtare në prill 2019. Ky raport synon të shqyrtojë dhe të rishikojë Standardet më të fundit të Vlerësimit për Drejtuesit e IAP në Shqipëri dhe dokumentet e tjera që lidhen me rolin e drejtuesit të IAP. Raporti do të sigurojë një analizë të situatës dhe rekomandimet për zhvillim profesional të nevojshëm për arritjen e standardeve të dakortësuara, duke marrë parasysh fazat e mëposhtme të zhvillimit të kapaciteteve: Njohuritë akademike të universiteteve që ofrojnë këto…

Lexo më shumë →

Nënshkrimi i Marrëveshjes së Bashkëpunimit për krijimin e Shkollës së Drejtorëve të IAP

Më 4 Tetor 2018, në mjediset e Shkollës së Drejtorëve të IAP, në prani të Kryeministrit të Shqipërisë z. Edi Rama dhe të kryetarit të Bordit Drejtues të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) z. Michael Granoff , u nënshkrua Marrëveshja e Bashkëpunimit për krijimin dhe ngritjen e Shkollës së Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar në Shqipëri. Kjo qendër do të financohet nga AADF dhe do të mbështetet nga MASR për funksionimin dhe arritjen e objektivave të saj. Kjo marrëveshje është nënshkruar për një kohëzgjatje 10 vjeçare. Të pranishëm në aktivitet ishin dhe z. Aleksandër Sarapuli dhe z. Martin Mata, Bashkëdrejtorë Ekzekutivë të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim dhe zj. Lindita Nikolla, Ministër, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Politika dhe strategjia e Ministrisë për zhvillimin e arsimit parauniversitar synon të përmirësojë performancën e drejtuesve të IAP-së, të sigurojë një cilësi…

Lexo më shumë →