20 Korrik – Dita Ndërkombëtare e Shahut

Posted on 20/07/2020

 

 “Jeta është krejtësisht si shahu dhe koha është kundërshtari juaj. Nëse ju nuk bëni ndonjë lëvizje, ju do ta humbni lojën. Ju duhet të lëvizni për të qenë fitimtar!”

Dita ndërkombëtare e shahut festohet çdo vit më 20 korrik, në ditën kur u themelua Federata Ndërkombëtare e Shahut (FIDE), në vitin 1924.

Ideja për të festuar këtë ditë si ditën ndërkombëtare të shahut u propozua nga UNESCO dhe është festuar si e tillë që nga viti 1966, pasi u themelua nga FIDE. Megjithëse origjina e vërtetë e lojës së shahut është akoma e panjohur dhe misterioze, është mjaft e sigurtë që erdhi nga lindja.

Studim mbi efektet e lojës së shahut tek fëmijët

Nga një studim i bërë në universitetin e Bukureshtit për benefitet konjitive të lojës së shahut tek fëmijët, nga Fotinica Gliga dhe Petru Iulian Flesner rezulton që:

  1. Nxënësit përmirësojnë rezistencën e tyre ndaj monotonisë. Kjo për shkak se loja i inkurajon ata të kalojnë më shumë kohë përpara tabelës së shahut dhe të zbatojnë vazhdimisht rregulla shahu, të cilat shpjegon rritjen e rezistencës së tyre ndaj monotonisë.
  2. Hulumtimet gjithashtu kanë zbuluar se shahu mund të përmirësojë përqëndrimin e fëmijëve dhe kujtesën vizuale.
  3. Nxënësit përmirësojnë ndjeshëm performancën e tyre në matematikë dhe gjuhë-letërsi.

Fakte interesante

  1. Lojtarët e shahut ndihmuan për të fituar Luftën e Dytë Botërore dhe gjithashtu ndihmuan në krijimin e bazave të shkencës kompjuterike. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, gjermanët përdorën një makinë të quajtur Enigma për të dërguar mesazhe të koduara. Në Britaninë e Madhe, matematicienët dhe lojtarësh shumë të aftë të shahut u punësuan për të ndihmuar në thyerjen e kodit të Enigma. Midis tyre ishte Alan Turing, i cili konsiderohet babai i shkencave kompjuterike. Në fund, ata gjetën kodin e Enigmës dhe Fuqitë Aleate fituan luftën!
  2. Kuadratet e zeza dhe të bardha simbolizojnë errësirën dhe dritën. Fusha e shahut simbolizon në të njëjtë kohë hapësirën, ku forcat kozmike veprojnë si dhe hapësirën e brëndshme të njeriut ku vetë njeriu lufton kundra vetes.
  3. Në shkollat në Armeni, shahu është lëndë me detyrim.

 

Referenca
Literatura

Gliga, F., & Flesner, P. I. (2013). Cognitive Benefits of Chess Training in Novice Children. Bucharest, Romania.

Links

http://www.akropoliri.al/.

http://pattersonlibraryblog.weebly.com/blog/7-fun-facts-about-chess#