Dita Botërore e Poezisë

Posted on 18/03/2022

Data 21 mars festohet si një nga format më të çmuara të shprehjes dhe identitetit kulturor apo gjuhësor.

E praktikuar përgjatë historisë -në çdo kulturë dhe çdo kontinent- poezia i flet humanizmit të përbashkët dhe vlerave të shpërndara, duke e shndërruar poezinë në një katalizator të fuqishëm për dialog dhe paqe.

Poezia është një formë e literaturës që shpesh feston abstraksionin dhe bukurinë e fjalëve.

Qëllimi i ditës botërore të poezisë është për të risjellë rolin e poezisë në mbijetesën e gjuhëve të lashta, në zhvillimin dhe iluminimin e botës. Komuniteti global është i bindur se zhvillimi i botës moderne i detyrohet poetëve të së shkuarës. Ata e përdornin gjuhën në mënyra të ndryshme që çoi në pasurimin dhe zbukurimin e njohurive dhe të kuptuarit njerëzor. Forma më e vjetër e gjuhës njerëzore e lexueshme dhe e kuptueshme është poezia, sepse ishte mënyra më e mirë për të mbajtur gjallë gjuhën me sharmin e saj. Në lashtësi, njerëzit flisnin gjuhën, por ajo nuk ishte e shkruar. Prandaj, inteligjenca e shoqërive të lashta ishte e famshme për shkrimin e poezisë kuptimplote, e cila ishte e lehtë për t’u mësuar përmendësh dhe që shpërndahej gojarisht nga një brez në tjetrin. Poezia mbeti e gjallë pothuajse në të gjitha shoqëritë, sepse njerëzit kishin një lidhje emocionale me fjalët që thuheshin në poezi.

Megjithatë poezia e ditëve të sotme është transformuar në formë dhe funksion, rrënjët e qëllimit të saj mund të gjenden akoma në dëshirën e poetëve për të zbuluar gjendjen njerëzore përmes fuqisë së përfytyrimit dhe metaforës. Poezia është bërë një burim themelor i lehtësimit të shumë dilemave ekzistenciale të njerëzimit, duke zhvarrosur idetë nga brenda dhe mund të shtyjë kufijtë ose të përdorë përvojën personale për të ndihmuar në kuptimin e eksperiencës së shumë njerëzve. Ajo hedh dritë mbi të bukurën dhe të shëmtuarën dhe përpiqet të kuptojë funksionin e të dyjave. Për këto arsye dhe për shumë të tjera, poezisë i është dhënë festa e saj.

Dita Botërore e Poezisë mbahet çdo vit më 21 Mars për të festuar “aftësinë unike të poezisë për të kapur shpirtin krijues të mendjes njerëzore”. Ajo u themelua në vitin 1999 nga UNESCO me shpresën për të promovuar poezinë si një mënyrë për të komunikuar përtej kufijve dhe dallimeve kulturore. Që atëherë, ajo ka arritur pikërisht këtë. Ngjarja festohet në mbarë botën me lexime dhe ceremoni për nder të poetëve me arritje të larta, si dhe në mësimin e zanatit për shkrimtarët aspirantë. Në përgjithësi, është një ditë kushtuar poezisë: një formë arti që ka vazhduar për mijëvjeçarë dhe vazhdon të pasurojë të kuptuarit tonë për gjendjen njerëzore deri më sot.

_____________________________________________________________________________________________________________________________________

 

Përgatiti: Daniela Bardhaj, Research and Development Intern, Shkolla e Drejtorëve

Referencat: https://en.unesco.org/commemorations/worldpoetryday

https://internationaleventday.com/event/world-poetry-day/

https://www.britannica.com/story/world-poetry-day