Leximi është argëtues!

Posted on 02/04/2020

“Ka dy arsye për të lexuar një libër: një, të shijon leximi dhe tjetra, mund të mburresh rreth tij.”

Bertrand Russell

 

Nëse keni provuar dhe dështuar ndonjëherë që fëmija juaj të heqë dorë nga video-lojërat dhe të marrë një libër, kjo mund të jetë dita për ju!

Data 1 Prill shënon ditën “Leximi është argëtues” dhe ka për qëllim t’u tregojë fëmijëve që të lexuarit mund të jetë po aq argëtues sa argëtimi më modern, qoftë me shaka, gjëegjëza apo histori qesharake.

Shfrytëzojeni rastin në këtë ditë për t’u treguar fëmijëve tuaj se si mund të jetë leximi argëtues. Shkarkoni programe nga interneti për t’i bërë fëmijët tuaj pjesëmarrës në lexim, shkoni në bibliotekën lokale për të parë disa libra argëtues ose madje edhe të kaloni ditën duke krijuar histori argëtuese nga vetë ju! Vendoseni  këtë ditë mënjanë për t’u përqendruar në leximin argëtues, i cili mund të jetë një nismë e rëndësishme për fëmijët sot dhe madje mund t’i inkurajojë ata të fillojnë të lexojnë vetë në ditët e tjera të vitit!

7 arsye pse fëmijët duhet të lexojnë një libër

  1. Stimulon Imagjinatën
  2. Largohesh nga përditshmëria ose stresi
  3. Merr informacione
  4. Pasuron fjalorin
  5. Librat shpesh janë më të mira se sa filmat që bëhen bazuar në to
  6. Librin mund ta lexosh kur të duash dhe ku të duash
  7. Inkurajon dhe të tjerët duke u bërë shembull ose duke ndarë eksperiencat e tuaja në të lexuar

 

Leximi në Shqipëri

  • Sipas INSTAT-it, rreth 1 milionë shqiptarë, që do të thotë më shumë se 1/3-ta e popullsisë sonë, nuk kanë lexuar asnjë libër vitin e kaluar.
  • Nga 2 milionë e 800 mijë shqiptarë, vetëm 44 mijë prej tyre kanë lexuar më shumë sesa 10 libra në vit.
  • 102 mijë të tjerë kanë lexuar nga 5 deri në 10 libra gjatë vitit të kaluar. Por edhe leximi i gazetave vijon të jetë i kufizuar. Vetëm 583 mijë raportuan se lexojnë gazeta çdo ditë, duke përfshirë edhe leximet online.

 

Leximi është tepër i rëndësishëm për formimin e çdo individ, prandaj që ky proces duhet të nisë që në mosha të hershme. Patjetër që nxitësit e parë për ta janë vetë prindërit dhe më pas kjo përgjegjshmëri u kalon mësuesve. Sot më shumë  se kurrë duhet të përforcohet kjo nismë për leximin që në mosha të hershme. Ndoshta dhe sot në kto momente dhe në ktë situate izolimi nga COVID-19 mund të na shërbejë për të lexuar një libër më shumë, ose për të inkurajuar fëmijën tuaj për të lexuar një libër të ri. Të lexuarit në këto ditë e bën qëndrimin tuaj në shtëpi më të lehtë dhe pse jo më argetues.

 

https://www.daysoftheyear.com/days/reading-is-funny-day/

https://www.rtsh.al/lajme/leximi-i-librave-ne-shqiperi-sipas-instat/

https://mesazhi.com/7-arsye-pse-duhet-te-lexosh-liber/