“Metodat e mësimdhënies në internet për klasat K-12”

Posted on 25/09/2020

Kanë nisur trajnimet me temë “Metodat e mësimdhënies në internet për klasat K-12” për mësues e drejtues nga e gjithë Shqipëria. Këto trajnime po zhvillohen nga Shkolla e Drejtorëve në bashkëpunim me Junior Achievement of Albania për t’ju ardhë në ndihmë stafeve mësimore të aftësohen në përdorimin e mjeteve të ndryshme online.

Trajnimet do të zhvillohen gjatë muajve Shtator e Tetor për 1047 mësuesit dhe drejtuesit të cilët kanë aplikuar për të marrë pjesë në këtë trajnim.

E rëndësishme!

Shkolla e Drejtoreve fton të gjithë aplikuesit të kontrollojnë email-et e tyre (përfshirë spam dhe junk) për tu informuar për datat e trajnimit ku do të përfshihen.