Nënshkruhet Marrëveshja e Bashkëpunimit midis Shkollës së Drejtorëve (CSL) dhe Institutit Shqiptar të Sociologjisë (ISHS).

Posted on 09/02/2021

Ditën e Enjte më 4 Shkurt 2021 në ambjentet e Qendrës “Shkolla e Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar” (CSL – Center for School Leadership) u nënshkrua Marrëveshja e Bashkëpunimit me Institutin Shqiptar të Sociologjisë (ISHS).

Në emër të Qendrës “Shkolla e Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar” marrëveshja u nënshkrua nga Z. Geron Kamberi, Drejtor Ekzekutiv ndërsa për Institutin Shqiptar të Sociologjisë (ISHS) nënshkroi Prof.dr.Leka Sokoli, në cilësinë e drejtuesit të këtij institucioni.

Marrëveshja parashikon përcaktimin e kushteve dhe termave të bashkëpunimit dhe kontributin  reciprok të secilës palë  duke synuar  zhvillimin e mëtejshëm të  aftësive të lidershipit të institucioneve të arsimit parauniversitar në Shqipëri.

Ndërkohë si rezultat i këtij bashkëpunimi të ndërsjelltë  synohet  që çdo vit të botohet  një numër  veçantë i revistës “Studime Sociale” me nëntitullin “Lidershipi dhe menaxhimi në arsim” /Social Studies, Special Edition: “Leadership and Management in Education” dhe të  bëhet  organizimi i përbashkët i serisë së konferencave vjetore ndërkombëtare, duke synuar shkëmbimin e  rezultateve të studimeve të ndryshme dhe praktikave bashkëkohore  në fushën e lidershipit në arsim që është element i rëndësishëm për një shkollë të suksesshme.