Nënshkruhet MEMORANDUMI I MIRËKUPTIMIT midis Qendrës “Shkolla e Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar” dhe Universitetit “Fan S. Noli”, Korçë.

Posted on 11/10/2021

Drejtori Ekzekutiv i Qendrës “Shkolla e Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar”, z. Geron Kamberi dhe Rektori i Universiteti “Fan S. Noli”, prof. dr. Dhimitri Bello, nënshkruan në datën 8 tetor 2021, Memorandumin e Mirëkuptimit midis dy institucioneve .

Gjatë takimit të zhvilluar midis drejtuesve të dy institucioneve, u theksua rëndësia e bashkëpunimit midis tyre për angazhimin në projekte të përbashkëta si edhe në organizimin e aktiviteteve të ndryshme shkencore, konferenca dhe trajnime në fushën e lidershipit dhe menaxhimit në arsim.

Në kuadër të Marrëveshjes me Universitetin “Fan S. Noli” por edhe në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Sociologjisë do të zhvillohet në muajin nëntor 2021:

Konferenca Ndërdisiplinore Ndërkombëtare “Lidershipi e menaxhimi në arsim dhe institucionet e arsimit parauniversitar”.

Gjatë takimit, të pranishmit diskutuan detajet për organizimin me sukses të kësaj Konference Ndërkombëtare në ambjentet e Universitetit “Fan S. Noli” në datën 5-6 nëntor 2021.