Nis Programi i Trajnimit të Detyrueshëm (CTP) për brezin e 2-të të kandidatëve të përzgjedhur për të qenë drejtues të certifikuar të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar (IAP)
Posted on 19/10/2020

Më datë 16 Tetor 2020, Qendra “Shkolla e Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar ( CSL- Center for School Leadership ) nisi Programin e Trajnimit të Detyrueshëm ( CTP) 9 mujor  për brezin e 2-të të kandidatëve të përzgjedhur për të qenë drejtues të certifikuar të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar (IAP)

Ky program do tu ofrohet  më shumë se  200 drejtorëve në detyrë dhe kandidatëve për drejtues shkolle në qytetet si Tirana, Durrësi dhe Elbasani që janë përzgjedhur pas aplikimeve qe kane paraqitur pranë Qendres “Shkolla e Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar ( CSL- Center for School Leadership).  Ky numër pjësëmarrësish në program është 5 herë më i lartë se numri atyre kandidatëve që e ndoqën këtë program në brezin e parë përgjatë periudhës 2019-2020

Çdo pjesëmarrës u pajis me një Laptop nga ana e Qendrës “Shkolla e Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar ( CSL- Center for School Leadership) në mënyrë që të lehtësohet procesi i ndjekjes së programit, realizimit të detyrave apo prezantimeve të ndryshme dhe për të komunikuar gjatë zhvillimit të moduleve online.

Programi i Trajnimit të Detyrueshëm ( CTP)  për brezin e 2-të të kandidatëve të përzgjedhur për të qenë drejtues të certifikuar të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar (IAP) do të ofrohet në Fakultetet e Shkencave Sociale e të Edukimit të Universiteteve të  Tiranës, Durrësit, Elbasanit dhe në Universitetin “Marin Barleti”, përmes trajnerëve që janë pjesë e stafit akademik të këtyre universiteteve dhe  që janë trajnuar paraprakisht nga ekspertet e leadershipit në arsim të Institutit  Avney Rosha në Izrael lidhur me formën dhe përmbajtjen e programit.

Programi i Trajnimit të Detyrueshëm ( CTP)  përbëhet nga seanca të njohurive teorike për cështje të ndryshme të drejtimit dhe administrimit të shkollës, seanca të praktikave profesionale në shkollat e përzgjedhura për këtë qëllim dhe seanca të analizës së eksperiencave e përvojave konkrete gjatë punës për të drejtuar një institucion të arsimit parauniversitar.

Në përfundimin me sukses të programit të trajnimit kandidatët që do të kalojnë me sukses provimin përkatës do të pajisen me certifikatën për drejtimin e Institucionit të Arsimit Parauniversitar.