Njoftim për mbylljen në datën 15 Shtator 2020 të thirrjes për aplikimet e reja në Programin e Trajnimit të Detyrueshëm Përgatitor për Certifikim për drejtues të IAP.
Posted on 02/09/2020

Shkolla e Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar ka hapur më 11 Maj 2020 thirrjen për aplikimet e reja në Programin e Trajnimit të Detyrueshëm Përgatitor për Certifikim për drejtues të IAP për të gjithë Drejtorët/Nëndrejtorët në detyrë dhe Mësuesit që aspirojnë për t’u bërë drejtorë apo nëndrejtorë shkolle.

Thirrja është e hapur për drejtues në detyrë në Institucionet e Arsimit Parauniversitar të Mesëm të Ulët dhe të Mesëm të Lartë dhe kandidatët për drejtues të IAP-ve që janë mësues të kualifikuar dhe ushtrojnë ose e kanë ushtruar profesionin e tyre, si në institucionet publike dhe në ato private.

Aplikimi kryhet vetëm online nëpërmjet faqes së internetit të Shkollës së Drejtorëve të IAP.

Afati i fundit i pranimeve të aplikimeve është 15 Shtator 2020.

Pas këtij afati, Shkolla e Drejtorëve do të njoftojë për pranimin e aplikimeve të reja nëpërmjet faqes së saj zyrtare të cilën të interesuarit i ftojmë ta ndjekin.