Përfundon kursin online “Metodat e mësimdhënies në Internet për klasat K-12”

Posted on 16/11/2020

Nga datat 24 Shtator 2020 deri në 25 Tetor 2020, Qendra Shkolla e Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit  Parauniversitar (CSL-Center for School Leadership) zhvilloi kursin online “Metodat e mësimdhënies në Internet për klasat K-12” në kuadër të Programit për Zhvillim të Vazhdueshëm Profesional (CPD). Në këtë trajnim morën pjesë rreth 1000 pjesëmarrës që u përkasin 390 shkollave në nivel kombëtar ku në fund u certifikuan 456 mësues e drejtues.

Për të gjithë mësuesit dhe drejtuesit që nuk e kanë ndjekur dot trajnimin “Metodat e mësimdhënies në internet për klasat K-12”, ju ftojmë që të shikoni regjistrimet e seancave të trajnimeve që u zhvilluan gjatë muajve Shtator-Tetor 2020.

Klikoni në link-un më poshtë dhe mësoni edhe ju disa platforma dhe mjete që mund të përdoren gjatë mësimit online.

https://www.youtube.com/watch?v=rqhjoGbXZ1g&feature=youtu.be

https://www.youtube.com/watch?v=clHSXHZ99lg&feature=youtu.be

Ky trajnim u ofrua nga Shkolla e Drejtorëve dhe Junior Achievment of Albania pa pagesë për pjesëmarrësit e interesuar.

Trajnimi është pjesë e paketës së trajnimeve për zhvillim profesional të vazhdueshëm të Shkollës së Drejtorëve.