Përfundon përgatitja e trajnerëve që do të ofrojnë Programin e Trajnimit për drejtues të IAP

Posted on 04/11/2019

Në kuadër të Programit të Trajnimit të Detyrueshëm Përgatitor për certifikim për drejtues të IAP, Shkolla e Drejtorëve organizoi trajnimin e parë “Train of Trainers” me stafin e përzgjedhur të Fakultetit të Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës, i cili do të ofrojë programin e trajnimit për drejtues të IAP-ve për vitin akademik 2019-2020.

Trajnimi u ofrua nga eksperti ndërkombëtar, z.Yaakov Gutterman, Drejtues i Programit të Leadershipit në Arsim, Instituti Kibbutzim Izrael dhe znj. Ayelet Skolnik, e specializuar në mentorim dhe drejtim në sektorin e edukimit.

Përgjatë 8 ditëve trajnim, në datat 11 – 19 Tetor 2019, trajnerët u njohën me metodat e organizimit dhe të zbatimit të programit të trajnimit, duke u fokusuar në metodikat dhe standardet e mësimdhënies, zhvillimin e vizionit dhe të strategjisë për përmirësimin e shkollës, identitetin e drejtuesit dhe kuptimin e detyrave zhvillimore etj.

Programi i trajnimit ishte i organizuar në orë mësimore në klasë por dhe në grupe pune me ushtrime përgatitore dhe raste studimore.