Sesion Informues lidhur me Konferencën Ndërkombëtare të Sociologjisë /Seksioni “Lidershipi e menaxhimi në arsim dhe institucionet e arsimit parauniversitar ”

Posted on 13/09/2021

Sesion Informues për pjesëmarrësit e Programit të  Trajnimit të Detyrueshëm( CTP)  për drejtues të institucioneve të arsimit parauniversuar lidhur me  Konferencën Ndërkombëtare të Sociologjisë /Seksioni “Lidershipi e menaxhimi në arsim dhe institucionet e arsimit parauniversitar” që do të mbahet në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Sociologjisë – AIS me  05-06 Nëntor 2021, në Universitetin Fan Noli – Korçë.

Në kuadër të zhvillimit të kësaj konference, Qendra “Shkolla e Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar”( CSL)  do të financojë punimet më të mira shkencore që do të paraqiten për tu prezantuar në seksionin e kësaj Konference me temë “Lidershipi e menaxhimi në arsim dhe institucionet e arsimit parauniversitar ”

Ftohen të gjithë studiuesit dhë individët e interesuar që janë të përfshirë në realizimin e Programit të  Trajnimit të Detyrueshëm( CTP) apo Programin e Zhvillimit te Vazhdueshem (CPD),  të aplikojnë për të marrë pjesë në këtë konferencë,  nëpërmjet paraqitjes së abstrakteve të punimeve të tyre lidhur me temën e sipërmendur.

Afati i aplikmit shtyhet deri në datën  30 Shtator 2021.

 

Aplikimi bëhet  duke klikuar në website.

https:/www.sociology.al/en/conferences/call-papers.