Thirrje për pjesëmarrje në trajnimin “Mësimdhënia dhe të nxënit në një mjedis që ndryshon vazhdimisht”

Posted on 23/03/2021

Shkolla e Drejtorëve organizon pa pagesë trajnimin me temë “Mësimdhënia dhe të nxënit në një mjedis që ndryshon vazhdimisht”, për mësues dhe drejtues të institucioneve të arsimit para universitar në Shqipëri. Ky trajnim do të zhvillohet gjatë muajit Prill 2021.

Ndryshimet e shpejta dhe kompleksiteti në kohët e sotme paraqesin sfida dhe kërkesa të reja në sistemin arsimor. Këto kërkesa lidhen gjithnjë e më shumë me përgatitjen e nxënësve në mënyrën e duhur me qëllim që ata të jenë të suksesshëm në një mjedis kërkues dhe që ndryshon vazhdimisht.

Ky trajnim synon të trajtojë disa nga çështjet kryesore që lidhen me mësimdhënien dhe të nxënit  efektiv, si dhe ofron disa strategji praktike bashkëkohore si të përmirësohen këto procese në shkollë në një mjedis që është në ndryshim të vazhdueshëm.

Çështjet që do të trajtohen në këtë trajnim janë:

  1. Edukimi Global, standarde, kritere, karakteristika dhe cilësi të “Mësuesit Global” dhe të “Nxënësit Global”
  2. Mësimdhënia për zhvillimin e të menduarit në nivel të lartë
  3. Mësimdhënia e integruar dhe ndërvepruese.
  4. Të nxënët dhe neuroedukimi – një sfidë e re në edukimin e shekullit XXI
  5. Mjedisi i të nxënit, Motivimi dhe vetërregullimi i sjelljeve të nxënësve për vetëaktualizim

Trajnimi do të zgjasë 18 orë dhe do të zhvillohet online nëpërmjet platformave Zoom dhe Google Classroom.

Lektorë të këtij trajnimi janë dy profesorë me ekspertizë në fushën e didaktikës dhe mësimdhënies në Shqipëri, Prof.As.Dr Tomi Treska dhe Dr. Zenel Sina.

Ky trajnim ofrohet në kuadër të programit për zhvillim profesional të vazhdueshëm të Shkollës së Drejtorëve.

Si të aplikoni?

Për tu regjistruar në këtë trajnim, ju lutem plotësoni të dhënat tuaja në link-un e mëposhtëm.

Trajnim “Mësimdhenia dhe të nxënit në një mjedis që ndryshon vazhdimisht’’ (google.com)

Afati i fundit për aplikim është data 29 Mars 2021.

Ju do të njoftoheni për datat e trajnimit dhe detaje të tjera në datë 3 Prill 2021.