Thirrje për shprehje interesi për ekspertë vendas dhe të huaj
Posted on 23/09/2020

Qendra “Shkolla e Drejtorëve të Arsimit Parauniversitar” ka hapur thirrjen për shprehje interesi për ekspertë vendas dhe të huaj të cilët potencialisht do të ofrojnë trajnime për module të caktuara të programit të trajnimit të detyrueshëm përgatitor për drejtorë, nëndrejtorë dhe kandidatë për drejtorë.

Kjo thirrje u drejtohet eksperteve me njohje shumë të mirë në fushën e lidership-it në arsim dhe me pervojë  në ofrimin e trajnimeve.

Për më shumë informacion mbi procesin dhe dokumentet që duhet të paraqisni, ju lutemi referojuni dokumentit të thirrjes për shprehje interesit.

Afati i fundit për aplikim është  30 Tetor 2020.

Call for expression of interest;    CVEuropassExpert eng;    Technical and Financial Offer;    Module Sections of the Compulsory Training Program.