Trajnime me kredite gjatë muajit Shtator 2022

Posted on 23/08/2022

Në kuadër të Programit për Zhvillim Profesional të Vazhdueshëm (CPD), Qendra “Shkolla e Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar” do të zhvillojë gjatë muajit Shtator 2022 trajnime online me kredite për mësues e drejtues të institucioneve të arsimit parauniversitar.

Modulet që do të zhvillohen janë:

“Roli i mentorit dhe zhvillimi i praktikave profesionale për profesionin e rregulluar të mësuesit”

Trajner: Prof. Dr. Bardhyl MUSAI

 

“Aftësitë kros (soft skills)”

Trajner: Prof. Asoc. Dr. Tomi TRESKA

 

“Metodat Inovative të mësimdhënies për mësuesit, klasat digjitale”

Trajner: Dhurata MYRTOLLARI

 

Trajnimi do të zhvillohet online, nëpërmjet platformës ZOOM.

Datat e trajnimit do të përcaktohen pasi të jetë formuar grupi.

Çmimi i këtij trajnimi = 1500 ALL.

Afati i fundit i regjistrimit është 5 Shtator 2022.

Nëse doni të merrni pjesë, ju mund të regjistroheni në link-un e mëposhtëm duke specifikuar temën e modulit ku doni të merrni pjesë, mund të regjistroheni në më shumë se 1 modul.


https://docs.google.com/forms/d/1XuDHH4EdjQPHhcqv26AAtRVcjVt7r5kFaPSbi-xsCBc/edit