Trajnime gjatë muajit prill 2022

Posted on 25/03/2022

Qendra “Shkolla e Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar” (CSL) do të ofrojë gjatë muajit Prill 2022 trajnimin me temë “Metodat joformale të edukimit dhe lidhja e tyre me edukimin formal”. Ky trajnim do të ofrohet pa pagesë dhe është i hapur për të gjithë mësuesit dhe drejtuesit, të cilët kanë interes për të marrë pjesë.

Nëpërmjet këtij trajnimi synohet që mësuesit/drejtuesit të fitojnë njohuri, aftësi dhe qëndrime për të nxitur zhvillimin e mësimit në mënyrë ndërvepruese dhe për të siguruar një menaxhim më cilësor të klasës dhe shkollës. Synimi kryesor i përdorimit të këtyre metodave është zhvillimi i kompetencave, në mënyrë që nxënësit të zhvillojnë një perspektive personale, sociale dhe profesionale.

 

Trajnimi përmban tre module të ndryshme, ku secili prej tyre ofron një qasje të re dhe inovative gjatë procesit të mësimdhënies dhe të nxënit.

 

Pjesëmarrësit e interesuar mund të zgjedhin të bëhen pjesë e vetëm një prej moduleve që do të zhvillohen. Temat e këtyre moduleve janë si më poshtë:

  1. Metodat e edukimit joformal dhe qasja e tyre në edukimin formal

Trajnim i kombinuar, Online dhe në auditor.

Trajner: Msc.Irida Sina, ekspert në çështje të arsimit në Shqipëri

Kohëzgjatja: 3 ditë (secila ditë do të përmbajë nga 3 orë trajnim)

 

2. Dramatizimi si teknikë mësimdhënie

Trajnim Online

Trajner: Prof.As.Dr Erenestina Halili, Pedagog pranë Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, Universiteti i Tiranës.

Kohëzgjatja: 2 ditë (secila ditë do të përmbajë nga 2 orë trajnim)

 

3. Shkolla e Gjelbër- Koncept menaxhues dhe edukues. (Trajnim vetëm për drejtues)

Trajnim në auditor

Trajner: Prof.As.Dr Mihallaq Qirjo, Pedagog pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Universiteti i

Tiranës.

Kohëzgjatja: 1 ditë (4 orë)

Për tu regjistruar, ju mund të klikoni në  Apliko Këtu!

 

Në fund të trajnimit, pjesëmarrësit do të pajisen me Certifikatë Pjesëmarrje (pa kredite).