Workshopi “Dita e Informimit (Info Day)” për trajnerët dhe trajnerët individual (coach) që do të ofrojnë për brezin e 2-të Programin e Trajnimit të Detyrueshëm (CTP) për drejtues të institucioneve të arsimit parauniversitar
Posted on 19/10/2020

Në datën 30 shtator 2020 Qendra “Shkolla e Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar ( CSL- Center for School Leadership ) organizoi nëpërmjet platformës Zoom workshopin “Dita e Informimit ( info Day)” ku morën pjesë rreth  50 trajnerë dhe  trajnerë individual (coach) nga Fakultetet e Shkencave Sociale e të Edukimit të Universitetit të Tiranës, Universitetit Marin Barleti, Universitetit Aleksandër Xhuvani – Elbasan dhe Universiteti Aleksandër Moisiu- Durrës që do të ofrojnë për brezin e 2-të aplikantëve  Programin e Trajnimit të Detyrueshëm (CTP) për drejtues të instituticioneve të arsismit parauniversitar, i cili pritet të fillojë në datë 16 Tetor 2020.

Qëllimi i këtij workshopi ishte ndarja dhe shkëmbimi i eksperiencave midis trajnerëve dhe trajnerëve individualë të cilët zbatuan këtë programit të trajnimit për brezin e parë në periudhën 2019-2020. Përfundimi me sukses i trajnimit dhe certifikimit të brezit të parë të pjesëmarrësve në këtë program, u shoqërua me një sërë sfidash por edhe eksperienca e mësime të nxëna gjatë procesit të realizimit të tyre. Bazuar në to, u morën masat e duhura me qëllim realizimin e një program trajnimi dhe certifikimi sa më të sukseshëm.

Gjatë këtij workshopit u trajtuan tema si: a) Impakti i programit dhe rekomandimet e dala nga trajnimi i brezit parë; b) Modulet, dhe struktura e programit; c) Prezantimi mbi procedurat, materialet/dokumentacioni  dhe raportimi mbi programin e trajnimit;d)Të nxënit bazuar në praktikat apo përvojat profesionale  (experiential learning); e) Prezantimi mbi sesionet hulumtuese ku analizohen eksperiencat e praktikat profesionale të pjesëmarrësve në këtë program (inquiry learning).

Këtë vit, përveç Tiranës programi shtrihet edhe në qytetet e Durrësit dhe Elbasanit ku do të përfitojnë 217 drejtues dhe kandidatë për drejtue të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar (IAP) që iu përkasin Drejtorive të Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar-DPAP të Durrësit dhe Korçës.