Programet

Shkolla e Drejtorëve e IAPU ka si qëllim mbështetjen e zhvillimit profesional të drejtuesve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar publik dhe privat, përmes administrimit të dy Programeve kryesore:

Programi i Trajnimit të Detyrueshëm Përgatitor për drejtuesit dhe aspirantët për drejtues të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar (IAPU) dhe certifikimi i tyre;

Programi i Zhvillimit Profesional të Vazhdueshëm për drejtuesit dhe mësuesit e IAPU.

Programi është i një cilësie shumë të lartë dhe është bazuar në modelin e suksesshëm të Institutit “Avney Rosha”, në Izrael, për trajnimin dhe certifikimin e drejtuesve të IAPU, duke u përshtatur me nevojat dhe standardet më të fundit të drejtuesve të IAPU në Shqipëri.