Rreth Nesh

Shkolla e Drejtorëve (SHD) është themeluar falë bashkëpunimit midis Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) dhe Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR) me qëllim mbështetjen e zhvillimit profesional të drejtorëve / nëndrejtorëve në detyrë dhe aspirantëve për drejtues të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar publik dhe privat, duke administruar trajnimin e detyrueshëm, procesin e certifikimit dhe duke siguruar zhvillimin profesional të vazhdueshëm.

Misioni ynë: Rritja profesionale e drejtuesve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar përmes zhvillimit të aftësive menaxheriale dhe administruese falë një programi trajnimi cilësor dhe të vazhdueshëm.

 

Vizioni ynë: Drejtues të mirëkualifikuar që ndikojnë pozitivisht në mjedisin shkollor dhe jashtë tij dhe rrisin drejtpërdrejt cilësinë e arsimit në Shqipëri.

Veprimtaria e Shkollës së Drejtorëve fokusohet kryesisht në:

  • Organizimin, zbatimin dhe monitorimin e programeve të zhvillimit profesional të drejtorëve/nëndrejtorëve në detyrë dhe aspirantëve për drejtues të IAP.
  • Realizimin e testimit dhe pajisjen e të gjithë kandidatëve të kualifikuar me një certifikim të vlefshëm si të përshtashëm për pozicionin e drejtuesit në IAP.
  • Bashkëpunimin dhe koordinimin e punës me institucionet e tjera arsimore në Shqipëri për të përmirësuar politikat dhe standardet e udhëheqjes së shkollës.
  • Vlerësimin periodik të nevojave për trajnim dhe ofrimin e kurseve të vazhdueshme të zhvillimit profesional për drejtuesit e shkollës.
  • Udhëheqjen dhe zhvillimin e kërkimeve shkencore për zhvillimin profesional të drejtuesve të shkollës dhe kryerjen e studimeve përkatëse në terren.
  • Zhvillimin e projekteve në fushën e edukimit, të cilat përmirësojnë cilësinë e ofrimit të shërbimeve në institucionet e arsimit parauniversitar në Shqipëri.
  • Mundësimin e bashkëpunimit me institucione të ngjashme ndërkombëtare.