Stafi i Trajnuesve

Traineret

Theodhori Karaj është profesor në Departamentin e Psikologjisë dhe Pedagogjisë në Universitetin e Tiranës, me një përvojë të gjatë pune si mësues dhe drejtor shkolle në arsimin parauniversitar, si profesor i psikologjisë së zhvillimit, metodave të kërkimit në psikologji dhe edukim, psikologjisë së stresit, menaxhimit të klasës dhe  drejtues për shumë vite i Fakultetit të Shkencave Sociale dhe i Departamentit të Psikologjisë dhe Pedagogjisë.
Krahas studimeve universitare dhe pasuniversitare në Shqipëri në fushën e edukimit dhe të psikologjisë, prof. Karaj ka kryer studimet Fullbright në fushën e psikologjisë sociale dhe studimet post master në fushën e Administrimit të Arsimit në SHBA, si dhe ka vizituar shumë universitete të Europës dhe të SHBA-së si profesor.
Theodhori Karaj është autor i disa teksteve mësimore parauniversitare dhe universitare,  i shumë studimeve shkencore, si dhe ka një përvojë shumë të pasur në fushën e trajnimeve në edukim dhe psikologji.

Edmond Rapti është profesor në Fakultetin e Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës. Karrierën e ka filluar si mësues e më pas këshilltar pedagogjik, inspektor arsimi, ndërsa në nivel universitar ka ushtruar detyrën e pedagogut, përgjegjësit të Departamentit të Psikologjisë dhe Pedagogjisë në Fakultet, zv.Dekan i FSHS. zv.Rektor i Universitetit të Tiranës dhe aktualisht është Dekan i Fakultetit të Shkencave Sociale.
Ka kryer disa specializime pasuniversitare në Universitetin Aristotle, Selanik, Greqi, Universitetin e Luevenit Belgjikë, Universitetin e Granadës Spanjë etj. Gjithashtu, ka kryer studime të avancuara në fushën e Menaxhimit dhe Administrimit të Edukimit në Pace University, New York, U.S.A.
Ka marrë pjesë në një sërë konferencash dhe aktivitetesh kombëtare e ndërkombëtare me referime mbi politikat arsimore për shërbimin psikologjik, drejtimin e arsimit, etj. Ka botuar disa artikuj dhe material të tjera hulumtuese mbi politikat arsimore që kanë të bëjnë me përgatitjen dhe trajnimin e mësuesve dhe drejtimin e shkollës. Fushat e ekspertizës në edukim janë psikologjia shkollore, këshillimi i karrierës, menaxhimi dhe drejtimi shkollës, trajnimi i mësuesve dhe lidershipi arsimor.

Migena Buka është pedagoge pranë Departamentit të Pedagogji – Psikologjisë që në nga viti 2006. Ajo ka përfunduar studimet Bachelor në Psikologji dhe është specializuar për Psikologji Industriale dhe Organizative, nga Middle East Technical University, në Ankara. Ka marrë gradën Doktor Shkencash pranë Fakultetit të Shkencave Sociale në Universitetin e Tiranës.
Ka përvojë të gjatë në mësimdhënie në universitet dhe në projekte të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare. Zhvillon mësim në programet Bachelor në Psikologji, Master i Shkencave në Psikologji Organizative, Master i Shkencave në Shkollore dhe Master i Shkencave në Psikologji Klinike.
Ka përvojë të pasur në planifikimin, organizimin dhe drejtimin e projekteve të kërkimit në fushën e shkencave sociale. Ka një kontribut të vyer në zhvillimin dhe mbrojtjen e çështjeve të ndryshme si anëtare e shoqërisë civile, ku ka qenë drejtuese e një prej OJF më aktive në Shqipëri.
Migena Buka ka aftësi të shkëlqyera drejtuese dhe organizative dhe ka drejtuar me sukses shumë projekte në fushën e Burimeve Njerëzore dhe ka pasur bashkëpunime të suksesshme me shumë kompani, që operojnë në Shqipëri si: Albtelecom sh.a, Bankers Petroleum, GIZ, UNICEF, etj.

Nada Kallçiu është pedagoge në Fakultetin e Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës. Ka kryer studimet në Universitetin e Padovës, Itali në Shkenca Edukimi dhe studimet master në Universitetin e Venecias Itali për “Menaxhim projektesh në fushën e edukimit për Europën Qendrore dhe Ballkanin”. Studimet doktorale i ka realizuar në Universitetin e Tiranës në Fakultetin e Shkencave Sociale, pranë departamentit Pedagogji Psikologji.
Ka kryer disa bashkëpunime kërkimore shkencore me Universitetin Pedagogjik të Zyriut, Zvicër mbi metodat e mësimdhënies dhe me Universitetin e Lozanës Zvicër si kërkuese shkencore dhe koordinatore projekti për orientimin e karrierës. Gjithashtu ka dhënë mësim në Universitetin e Granadës, Spanjë.
Ka botuar artikuj dhe dokumente hulumtuese mbi politikat arsimore, metodat mësimore, matja dhe vlerësimi në klasë, arsimi profesional, si edhe tema të tjera. Fushat e ekspertizës janë në: trajnimin e mësuesve, matjen dhe vlerësimin në arsim, kërkimin në shkenca sociale, politikat arsimore, edukimin qytetar, menaxhimin e programeve të edukimit në shkallë të gjerë etj.

Aida Goga është lektore pranë Departamentit të Filozofisë në Universitetin e Tiranës që nga viti 2014 dhe që prej vitit 2016 mban pozicionin e Përgjegjëses së këtij Departamenti. Është diplomuar për filozofi në vitin 2000, ka ndjekur studimet Master në Psikologji dhe ka mbrojtur gradën Doktor i Shkencave në Institutin e Studimeve Europiane, mbi Rolin e Elitave Shqiptare në Integrimin Europian.
Fushat e saj të interesit janë mësimdhënia dhe kërkimi shkencor në fushën e Filozofisë dhe të Lidershipit. Kurrikulimi i saj përfshin një eksperiencë të gjatë si trajnere dhe konsulente në intitucione e organizata të ndryshme. Ajo ka ligjëruar në Filozofi të Përgjithshme, Etikë dhe Komunikim, Antropologji filozofike, Filozofi e lindjes, Edukimi i Lidershipit dhe Standardet, Ligjërim Publik, Teori Komunikimi etj.

Gerda Sula ka kryer studimet doktorale në Universitetin e Gjenevës, në fushën e Shkencave të Edukimit. Ajo është e përfshirë në programet e përgatitjes së mësuesve në Fakultetin e Shkencave Sociale dhe mbulon lëndë të shkencave të edukimit si pjesë e përgatitjes psikosociale të mësuesve të degëve të ndryshme që ofron Universiteti i Tiranës.
Interesat e saj profesionale janë në zbatimin e qasjeve me fëmijët në qendër, në shkollat shqiptare, sidomos në fëmijërinë e hershme dhe arsimin fillor, fushë në të cilën ka formimin bazë.
Ajo ka mbi njëzet vjet përfshirje në projekte kërkimore e praktike në çështje të ndryshme arsimore, në nxitjen e zbatimit në praktikë të ndryshimeve metodologjike të mbështetura në studimet më të fundit në fushën e edukimit. Ka shërbyer si konsulente në çështjet e edukimit në shumë organizata, si World Bank, UNICEF, SwissContact, Save the Children, etj., dhe ka marrë pjesë në disa projekte akademike të Erasmus+.
Gerda Sula ka një numër botimesh në revista shkencore, prezantimesh në konferenca akademike, si dhe ka trajnuar një numër të lartë mësuesish në Shqipëri e më gjerë, si dhe është anëtare e një numri organizatash profesionale ndërkombëtare.

Robert Gjedia ka përfunduar studimet për mësues në Universitetin e Shkodrës, dhe ka ndjekur studime të thelluara Master i Shkencave në fushën e mësimdhënies dhe të të nxënit në Universitetin e Tiranës. Ai mban gradën “Doktor i shkencave” që nga viti 2013 dhe aktualisht është në proces për titullin “Profesor i Asociuar”.
Ka një përvojë profesionale prej më shumë se 30 vitesh si mësues, drejtues shkolle, inspektor arsimi, kërkues shkencor, hartues kurrikule, por dhe si drejtues i Institutit Kombëtar të Kurrikulës dhe Kryeinspektor i Inspektoratit Shtetëror të Arsimit.
Që nga viti 2009 e deri më tani është pedagog i ftuar në Fakultetin e Shkencave Sociale në Universitetin e Tiranës, ndërsa prej 6 vitesh është pedagog me kohë të plotë dhe Përgjegjës i Departamentit të Shkencave të Edukimit në Universitin “Marin Barleti”.
Ai është pedagog i lëndëve që lidhen me zhvillimin e kurrikulës, teoritë e të nxënit,vlerësimit në edukim dhe drejtimit të shkollës.

Dorina Rapti ka kryer studimet Master në mësimdhënie në Fakultetin e Shkencave Sociale, Departamenti i Pedagogji-Psikologjisë, Universiteti i Tiranës dhe ka mbrojtur doktoraturën në Drejtimin e shkollës në Universitetin e Tiranës.
Në fillimet e karrierës së saj, Dorina ka punuar si mësuese matematike dhe më pas drejtuese në sistemin e arsimit parauniversitar dhe që nga viti 2010 është pedagoge në Departamentin e Psikologjisë dhe Pedagogjisë në Fakultetin e Shkencave Sociale. Gjatë vitit 2010-2013 ka qenë pjesë e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në pozicionin e drejtuesit të Drejtorisë së Arsimit Profesional dhe Trajnimit dhe drejtuese e Komisionit të Kualifikimit dhe Trajnimit të mësuesve. Ka mbajtur pozicionin e Drejtueses së Drejtorisë së Karrierës dhe Kualifikimit të mësuesve në Institutin për Zhvillimin e Arsimit.
Aktualisht është Drejtore e Kurrikulave dhe Kualifikimit në Agjencinë e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar, pjesë e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë.
Studimet e saj mbulojnë temat e politikës në arsim, organizimin e udhëheqjes së shkollës, zhvillimin e vazhdueshëm profesional të mësuesve, kurrikulën dhe mjetet e jashtme dhe të brendshme të sigurimit të cilësisë në arsim.

Edlira Late ka një përvojë disa vjeçare në menaxhimin e çështjeve të arsimit në sektorin publik dhe privat, me një fokus të veçantë në fushën e trajnimit të mësuesve, të ndërkombëtarizimit të arsimit dhe të sigurimit të cilësisë në arsim.
Si studente në programin Fulbright, pjesë e programeve të shkëmbimit të mbështetur nga “US Bureau of Educational and Cultural Affairs”, ka përfunduar programin Master në Edukim në fushën e Drejtimit dhe Studimit të Politikave në Arsim, në Loyola University Chicago, Illinois, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Përvojat të tjera të punës përfshijnë menaxhimin dhe koordinimin e nismave arsimore dhe projekteve të trajnimit pranë strukturave qendrore të arsimit dhe organizatave ndërkombëtare, si dhe përvojën në vijimësi në mësimdhënie në programet profesionale të studimit dhe kualifikimit në fushën e drejtimit dhe menaxhimit të shkollës, të ofruara pranë Fakultetit të Shkencave Sociale, në Universitetin e Tiranës.

Merita Poni është pedagoge prej 20 vitesh në fushën e Sociologjisë në Universitetin e Tiranës, pranë Fakultetit të Shkencave Sociale. Ajo është titullare e kurseve të sociologjisë së edukimit, sociologjisë gjinore, kriminologjisë dhe metodave të kërkimit. Ka marrë pjesë në ngritjen e programeve për nivelin bachelor dhe master në Departamentin e Sociologjisë dhe koordinon programin e masterit të Kriminologjisë Sociale.
Merita Poni zotëron diplomën bachelor në Sociologji dhe Drejtësi, Master në Politika Publike dhe Doktoraturë në Studime Gjinore nga Universiteti i Tiranës, si dhe Master në Edukim nga Universiteti Roehampton, Mbretëri e Bashkuar.
Përveç përvojës në lektim dhe kërkim shkencor akademik, ajo ka kryer edhe studime në kuadër të projekteve kërkimore me shumë organizata ndërkombëtare dhe agjenci shtetërore.
Ajo ka publikuar shumë artikuj shkencorë në fushën e arsimit, të barazisë gjinore, drejtësisë sociale dhe të drejtave të njeriut. Ajo iu bashkua Shkollës së Drejtorëve me programin e trajnimit të detyrueshëm përgatitor për certifikim për drejtues të IAP, në vitin 2019.

Leticja Gusho ka një përvojë prej 25 vitesh në arsim, dhe aktualisht është lektore me kohë të plotë në Fakultetin e Shkencave Sociale, në Universitetin e Tiranës. Pas përfundimeve të studimeve master dhe doktoraturë në Universitetin e Tiranës në fushën e pedagogjisë, ka kryer postdoktoraturën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si mbajtëse e Bursës Fulbright. Gjithashtu, ka kryer disa specializime pasuniversitare në Universitetin e Utrehtit në Hollandë.
Ka dhënë mësim si lektore e ftuar në Fakultetin e Edukimit në Universitetin e Granadës në Spanjë, si edhe në Universitetin Shtetëror të Salem, Massachusets, SHBA. Është autore e shumë artikujve të botuar brenda dhe jashtë vendit që kanë në fokus çështjet e shkollës dhe problematikat që lidhen me to. Gjithashtu, ka botuar dhe librin “Për një shkollë më të mirë”.
Fushat e saj të interesit janë zhvillimi i kurrikulës në shkollë, metodat sasiore dhe cilësore të kërkimit, si edhe përgatitja dhe trajnimi në vazhdim i mësuesve.

Kozeta Noti ka mbi 30 vite përvojë profesionale në mësimdhënie. Karrierën e saj në arsim e ka filluar si mësuese e më pas ka qenë në pozicion drejtues në shkollën e mesme të gjuhëve të huaja “Asim Vokshi”. Gjithashtu, ka qenë drejtore e organizatës “Ceses Tirana”, si dhe drejtore e Zyrës së Marrëdhënieve me Jashtë në Bashkinë e Tiranës. Prej shumë vitesh është pedagoge në Departamentin e Pedagogjisë dhe të Psikologjisë, Fakulteti i Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës.
Kozeta Noti ka marrë pjesë si anëtare në disa grupe pune për Reformën Kurrikulare Arsimore në Shqipëri, për hartimin e plan-programeve për arsimin parauniversitar dhe atë të lartë. Ka qenë drejtuese në projekte të ndryshme kombëtare e ndërkombëtare të realizuara nga Ceses (Qendra Evropiane për Shkollën, Edukimin, Shoqërinë), projekte me fokus edukimin e vlerave të qytetarisë evropiane tek të rinjtë dhe mësuesit.
Fushat e ekspertizës janë në përgatitjen dhe trajnimin e mësuesve, vlerësim programesh studimore, kërkimin në shkenca sociale, në drejtim e administrim, në edukim qytetar, në shkrim e vlerësim tekstesh, në menaxhim programesh në fushën e edukimit si dhe në programe bashkëpunimi rajonal.

Eralda Zhilla është lektore në Departamentin e Pedagogjisë dhe Psikologjisë në Fakultetin e Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës, dhe koordinatore e masterit “Orientim Profesional”. E diplomuar pranë këtij universiteti në vitin 2005 si psikologe kliniciste, ka fituar gradën master në vitin 2008 në programin e Universitetit të Tiranës në bashkëpunim me atë të Nebraskës në Amerikë. Aktualisht mban gradën Doktor Shkencash në fushën e psikologjisë dhe Certifikatën e Këshillueses Ndërkombëtare për Karrierën.
Ka një përvojë 14 vjeçare në fushën e mësimdhënies dhe të kërkimit në fushën e shkencave të edukimit dhe të psikologjisë. Ka marrë pjesë në konferenca të ndryshme shkencore brenda dhe jashtë vendit ku ka lektuar pjesë nga studime të fushës psikologjike dhe më gjerë.
Ka përvojë në fushën e planifikimit, organizimit dhe drejtimit të projekteve me natyrë sociale. Ka një kontribut aktiv në trajtimin e grupeve në nevojë, duke ofruar mbështetje të vazhdueshme psikologjike për ta në shumë organizata. Aktualisht zhvillon mësim në programet Bachelor në Psikologji, Master profesional dhe shkencor. Ka disa botime në fushën psikologjike.

Valbona Habili Sauku i përket brezit të parë të Psikologjisë, diplomuar në drejtimin shkollor/organizacional në vitin 2000. Studimet pasuniversitare kanë vijuar në programin “Master në Këshillim Psikologjik” në 2004 – 2007. Ka marrë gradën “Doktor në Psikologji” në Korrik të 20016, pranë Fakutetit të Shkencave Sociale, Departamenti i Pedagogjisë dhe Psikologjisë.
Ka një përvojë 20 vjeçare në fushën e mësimdhënies dhe të kërkimit në fushën e shkencës së psikologjisë. Aktiviteti shkencor fokusohet në një ndërthurje të fushave të psikologjisë së edukimit, shkollore dhe organizacionale. Aktualisht është pedagoge me kohë të plotë pranë Fakultetit te Shkencave Sociale, në Departamentin e Pedagogjisë dhe Psikologjisë.
Ka përvojë të gjatë në udhëheqjen e tezave të kërkimit për diplomën bachelor dhe master dhe botime të shumta në fushën e psikologjisë. Ka një përvojë 16 vjeçare në fushën e psikologjisë organizative kryesisht me organizata ndërkombëtare si Karitasi Spanjoll, delegacioni në Kosovë, Kryqi i Kuq Spanjoll e Terre des Homme në Shqipëri. Gjithashtu është anëtare e Këshillit Kombëtar të Urdhrit të Psikologut në Republikën e Shqipërisë.

Mentoret

Ariana Maci ka mbaruar studimet e larta për fizikë në Universitetin e Tiranës. Në vitet e para të punës së saj si mësuese e fizikës, ka punuar në shkollën e mesme të Krujës. Më pas, është transferuar në Tiranë duke dhënë mësim vetëm në shkolla 9-vjeçare.
Që prej vitit 2007, ka qenë e pranishme në të gjitha provimet e Maturës Shtetërore në rolin e përgjegjëses për administrimin. Në vitet 1998-2005 ka ushtruar rolin e nëndrejtorit dhe që prej vitit 2005 deri më sot është drejtor shkolle në qytetin e Tiranës.
Nga viti 2003, Ariana Maci është pjesë e bordit drejtues të Qendrës së Astrofizikës Shqiptare.

Luljeta Basha ka mbaruar studimet në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës dega Matematikë. Në vijim ka kryer një vit studime pasuniversitare për Matematikë të thelluar pranë FSHN Tiranë. Gjithashtu, ka kryer studimet master i nivelit të dytë në Ekonomi–Administrata dhe Politikat Publike, pranë Universitetit Europian të Tiranës.
Luljeta Basha ka një eksperiencë të gjatë në mësimdhënie dhe është autore e disa librave shkollorë për matematikën e gjimnazit.
Ajo ka mbajtur postin e drejtueses në disa gjimnaze të Tiranës prej 15 vitesh, që nga viti 2006. Aktualisht është drejtuese në gjimnazin “Sandër Prosi” Tiranë.

Margarita Shatro ka përfunduar studimet për fizikë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës. Më pas ka kryer një kurs pasuniversitar një vjeçar, në degën e informatikës, pranë FSHN Tiranë.
Për më shumë se 20 vite ka qenë mësuese fizike dhe informatike në shkolla të mesme. Gjithashtu, ka dhënë mësim si pedagoge e jashtme e fizikës pranë Fakultetit të Ndërtimit, në Universitetin Politeknik në Tiranë. Ka një eksperiencë 10 vjeçare si drejtuese e shkollave të mesme, dhe aktualisht është drejtuese e gjimnazit “Andon Zako Cajupi“, Tiranë.
Përgjatë viteve, ka ndjekur kurse trajnimi në fushën e arsimit, të administrimit të Pushtetit Lokal, të gruas në vendimmarrje, etj., si pjesë e formimit të saj të vazhdueshëm profesional.